KORRUPSIONI / Llalla paralajmëron sërish arrestime zyrtarësh. Njësisë së posaçme i bashkohet edhe një amerikan

redaktor
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje takimi me struktura te policise se Shtetit, ku jane prezantuar rezultatet e dy muajve te fundit te Komisariatit Digital. /r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and General Attorney Adriatik Llalla, during a meeting with the State Police structures, which are presented the results of the last two months of Digital Station.

Kreu i akuzes shqiptare, Adriatik Llalla, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin shtator.

Deklaratën Llalla e bëri duke ju përgjigjur interesit të mediave pas një takimi që mbajti me Njësinë Antikorrupsion në Tiranë.

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen hetime pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizë.

 

Share This Article
52 Comments
    • Gjarprit i shtypet koka
      Dhe koka quhet Sali
      Prejini bishtin juve po do tju kafshoj
      dhe nuk di pse kam peshtypjen pas 25 vitesh qe ai qe qesh ne foto pas kryeprokurorit perfaqeson ata qe kan dy dekada e gjysem qe mbrojne kriminelin Sali nga ndeshimi i merituar.
      kupa po derdhet

      • Hetimi për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj, është një nga dosjet që Adriatik Llalla e gjeti në tryezë, thuajse gati për t’u dërguar në gjyq.

        Adem Tahiraj u vra nga shtetasi Ilir Xhakja në 13 shtator të këtij viti rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth.

        I akuzuari për vrasjen kish 18 vjet që sfidonte drejtësinë dhe shtetin dhe ish opozita tani qeveri ka akuzuar që kjo sfidë që pjell krime të tilla monstruoze është inkurajuar nga fakti që bëhet fjalë për një nga ata që mbushin shportën elektorale të PD-së së kryeministrit Berisha.

        Po tani?
        As Rama as Llalla nuk bejn gek

      • Llalla do arrestoje????? Do na behesh si Falcone mor aman! Te keqen se me kete yrysh qe ke marre do lesh kalamajte rrugeve.

  • Te shohim se ç’bulmet do te nxjerrij LLalla. Mos qofshin deklarata sa per te hedhur lumin ne konference.Pastaj perfundojne si diskutimet e pleniumeve dhe arrestimet e grupeve armiqesore para Kongreseve te partise.

  • Eshte hera e dyte qe Prokurori i Pergjithshem thote qe do te kete arrestime per korrupsion nga rradhet e politikaneve te larte. Pak vete mund tabesojn ate. Korrupsioni duket sheshit dhe asnje denim nuk kemi pare deri me tani. Le te shpresojme te mos jete genjeshtra e rradhes.

  • Ka 2 vjet ne detyre & vetem dy deklarata te “FORTA” ka bere,kohen tjeter ja ka futur gjumit”PALL-ARIU”.Ky K/prekuror eshte nje “0”.Edhe nje pesionist pa qene jurist,por i ndergjegjshem & trim do e bente me mire detyren.Ky..eshte qejf pa prishur e pune pabitisur.

  • Heren e fundit qe pordhi, tha se “kemi infiltruar njerez dhe do bejme arrestime per pastrimin e parave nepe mjet biznesit te ndertimit ne Vlore, Durres e Tirane”.

    Direkt pas kesaj, mbylli dosjen e Imamit.

    Edhe tani kushedi cfare dosje do te mbylli.

    Ky person eshte i inkriminuar dhe e ka vendin ne burg

  • Mos u mburr me numrin e zyrtarëve nën hetim llalla por me numrin e zyrtarëve që kanë marrë dënim llalla??? Kërkon të na ngopësh me “lugën bosh” llalla ? Por s’ngopet barku me përralla,llalla? Duam grurë nga shirja jote llalla? Nuk duam kashtën llalla ! Duam sa kanë përfunduar në qeli llalla? Uf llalla,mbushe Rumaninë me përralla !? Tung llalla!

  • LLALLA PO NA DEL HIRR.EDHE ARRESTIMIN E CEN GASHIT JA AFROJ BERISHA SEPSE DOLI KUNDERSHTAR NE ZG JEDHJEN E KRYETARIT TE PD PER DURRSIN, TI ISHTE ME I SHKU MARE LINJES ARRESTIMEVE DUHET TE ISHTE ARRESTU EDHE SADIK LLULLA.

  • pordhe me rrigon …..pabesmueshmeria zero …….e ku jetoni dot ju pa njerzit ekoruptuar …Mereni vesh njehere e pergjithmone …ky vend nuk behet me !!! Ne kete vend u ulen malet e u ngriten halet !!!!!Nga tja nisim ….Nga drejtesia ….qe ka ven fshatare injorante dhe qe vin era dhalle ……te lidhur me bashkefshatarete tyre qe kan shitur droge dhe ghysmat ua japin atyre lart ….Ne arsim aktivista partie fshatare …me shkolla par-time …qe jo nuk din drejteshkrim…por as te flasin ete lexojne bukur !!!!!ne shendetesi….qe infermire injorante nuk din as gjilpera te bejne …as katoterin ta ven ..nje femije 6 vjec ,kaloi paraliz faciale ….nga nje vaksine …e nje fshatarke injorante qe e ka mare diplomen me lek ………..Te jetosh sot ne qytet eshte mbijetese !!!!!O njerez kini parasysh ;Fishta i madh ka thene ;O FSHATARE O ZEMER GUR ,QYTETARE NUK BEHESH KURR ,TE NDEROSH 40 LEKURE !!!!!Fatkeqesia e nje kombi eshte fshataresia !!!! prandaj doni te beni reforme Z llalla …..beni fshese …………te gjithe fshataret ….atje ku linden …sepse jane zyrtaret dhe njerzit me te koruptuar !!!!1

  • Leri fjalet Llalla. Nese kerkon zyrtar te korruptuar ke drejtoreshen e ISSH qe ka vjedhur miliona euro ,kontrolli i larte i shtetit e ka psqyruar ne raport e tij. He pra,ku e ke dosjen se kjo ka vjedhur nja 10 milion euro me shume se Fullani sipas KLSH. Me sa duket i vute prangat Fullanit per te mbuluar te tjeret.

  • dhalla te filloje 1 here me me cunin e tirones qe e vrane mu ne mes te dites para bankes se tij te vazhdoje me fullhajnet dhe kur te mbaroje me keta te merret me koka turku

  • Ftoj te gjitha medjat qe te bejne edhe ato nje protest kunder korupsionit: Te botojne cdo dite ne faqen e pare te gazetave kete artikull se me sa duket Z.Prokuror i Pergjitheshem, i veshur me te gjithe pushtetin e nevojshem, vetem keshtu do te ndergjegjesohet se ai ka shume ne dore te ndihmoj popullin e vet shqiptare te filloj nje rradhe te re,ku me e pakta eshte te futemi nga Evropa ne Evrope dhe e fundit … nuk guxoje ta them dot e as ta mendoj dote se Shqiperia mund te behemi si .Ven….tha njehere me sy hapur ish Kryetarja e Parlamentit kur shiu binte si litar.

    Me respekt per lexuesin ,V.Duka.

  • ” Mos u mburr mos u levdo/ neser mbrema do t’ja shoh ” . – tha nusia
    Te shohim bereqetin deri ne fund, se mos mbarset mali e pjell miun si gjithmone.
    Sa here jane bere deklarata te tilla dhe kane mbetur ne nivelin e deklaratave.
    Ishalla erdhi koha e behet pastrimi i madh ne politikanet dhe ne te majmurit nga vjedhja e parave te fondeve publike dhe donacioneve te huaja. OJQ-te kane bere kerdine si puna e çakallit.
    Duhet filluar nga elefantet e politikes dhe paralel deri poshte tek sekseret e tyre qe njihen mire edhe nga populli.
    Te shpresohet !

  • Po dosjen e krye Haromit Sali Berisha, me Gërdecin, me 21 janarin, kur do ta shqyrtoni?! Apo nuk e keni në axhendën e drejtësisë krymashtruesin e këtij vendi? Më duket se ja u ka zënë kokën me derë skilja Sali Harom Berisha. Çoç di ai për secilin nga ju, prandaj e keni lënë të livadhisë, të flasë, të hartojë skenare, e t’na çajë dërrasa para ekraneve gjithë ditën. Vetëm koka turku në gijotinën që ka kurdisur vetë ekzekutori Sali Harom Berisha i Viçidolit! Kokat e turkut nuk janë tjetër veçse PASOJAT e SHKAKUT që quhet Sali Harom Berisha. Ju ka fut të gjithve në thes, prandaj nuk i prekni as qimen. Kush i dha krahë këtyre shkelësve zyrtarë ?! Kush i la ata të përlyhen në pasuri e para, që më pas ti kishte në dorë?! Pse nuk i kapët më parë dhe ti ndëshkonit para ligjit? Sepse ishte dora vetë, Sali Harom Berisha, që donte koka turku pikërisht për Llallën me shokë, kur të mos ishte më në pushtet. Sali skilja, punon me skenarë rezervë, për çdo situatë…ka hundë të gjatë skilja, nuhat në distancë kohore, aq sa do ta lejoni ju të Drejtësisë!

    • Arrestimet e bujshme nuk paralajmërohen, ato bëhen në befasi. Dhe ne do të na gëzonte vetëm njëri syresh. Ai quhet Sali Haram Berisha.

  • Albania nuk ka akoma nji Prokuror qe tja bej politikes 8=2.
    Prokurori duhet ti liroi temen e semes gjithe kastes te majte te djathte mediut ballit gjithe lukunise ose te iki ne shpi kjo eshte rruga tjeter ne nuk kena pa .
    Prokuror qe nuk pyt se cfar duan 1 Milon shqiptar.
    nuk ka bir kurve dhe djal nene qe ta rrasi mrena DON BERISHEN E Viçidloitose ka nji shpetim qe une mezi po e pres .
    Albania duhet te futet ne nji protektoriat Nderkombetar per anen e drjetesise pik!
    ky eshte shpetimi i vetem dhe i fundit po nuk u be kjo do asimilohemi si komb ne doren e Don Mafies Made in Albania ku nuk do marrim dot fryme femit tane do ta vujne me shume se ne pik.

  • Mire na i bejne qe tallen me ne ….Ata do rrojne edo mbreterojne derisa kan nje turm njerzish ….qe kan ulur kurizin dhe e shtypin ..hallall …ua befte zoti ….Nje popull kur nuk eshte i zoti i vetes ….behet fat per te tjeret …Edhe atyre u lumte b… kur gjene ,bejne ,

  • Ketej nga devolli te moshuarit dhallin qe e pime ne shishe per 50 lek i thone Llalle.Deklarates te Lllalles se do te kryeje arestime ne radhet e zyrtareve te larte eshte e njejte me ujin qe i hidhet dhallit dhe po ky dhalle perseri ngelet i bardhe.Prandaj nuk i thone kot pleqte llalle o llalle une hidh uje e ti perseri ngelesh i bardhe,Detyra jote eshte te japesh vetem deklarata sa te te mbaroje mandati por mos haro qe llalles ti hedhes sa me shume uje se prape ai i bardhe do te ngelet.

  • nuk besoj qe ka popull ne bote qe eshte tallur kaq shume nga “miqte” e tij.

    mu kujtua eksperti amerikan qe erdhi nga virgjinia e amerikes per te vertetuar se vrasja mafjoze e Kosta Trebickes ishte nje aksident i rende me 25km ne ore ne nje fushe te sheshte…

    qe ka ardhur Donald Luli me rekomandim te Podestave per te shpetuar Berishen kjo nuk diskutohet..po pse te veproje kaq lexueshem…

    Lista e dekriminalizmit dhe kjo byroja e hetimit e PORDHES me shkatojne perzierje ne fyt

    zoti Obama beri gabim qe emroi nje ambasdoer me origjine kineze se na shkon gjithnje mendha te Kinezerite…

    Cdo dite qe kalon me berishen jashte burgut une e quaj kohe pushtimi..nga miqte,biles duke tallur dhe lesht me keto barcaleta

  • more zullum po si nuk ka njeri ta shporri ket hale e maskara. per cfare eshte ky trapi per te shantazhuar kur i do qejfi e interesi.

    ky eshte antishqiptari numer nje se nukl ben detyren e ben cfar i do hajdari ne kurriz te popullit.
    ptyyy tradhtar

  • Po presim sa te ike dhe ky prokuror.Po ai qe do vije a do zbatoje vete ligjin,duke mbrojtur ligjin.Jemi popull dele.Protestojme para qeverise e parlamentit dhe asnjehere para nje gjykate,kur mbrohen e lirohen ata qe na kane uzurpuar te ardhmen.

  • Kjo eshte shashka e radhes.Doshi beri si deshi me Meten dhe as njeri as tjetri ne burg.Qe te dy ne kuvend.Dhe populli po gajaset se qeshuri…turp per faqe te zeze. Po afera e ÇEZ ? Kujt do i ngelet dobiçi ne dere? Apo “0”-“0” si gjithmon..!

  • Ky Llalla tha para ca kohe qe muajin tjeter do kemi emrin e vrasesit te Santos.Perfundimi:hicgje.Nja kater a pese here ka dale e ka thene qe muajin tjeter do bejme kerdine ndaj korrupsionit.Kerdia eshte bere por ka qene kerdia qe korrupsioni ka bere ndaj qytetareve.Cfare eshte ky more aman? Apo meqe te gjithe sundimtaret e politikes po tallin menderen me kete milet si jua do qejfi ka hyre dhe ky ne gare me ta per kete pune.

  • A e moret vesh o njerez.E ka fjalen per zyrtaret e jo per dinosauret e korrupsionit.Pra do ta hane ca kaptere,ca ushtare e tek tuk ndonje toger.Sa per gjeneralet Sali Lul Like Ed dhe kolonelet e tyre ministra as qe behet fjale!

  • E kush e beson kete lango te politikaneve! Po ky a nuk e kishte te kopsitur dosjen e Arben Imamit qe ja vune mbi tavoline.Miliona euro shperdorime me sponsorizime per reklama televizive te kota ne nje vend qe lengon nga varferia dhe mjerimi e ku shteti e ka ne maje te gjuhes pergjigjen”s’ka” per sa e sa nevoja te qytetareve per spitale ilace e ndihme ekonomike.Dhalla(me mire me i thene Hirra) e mbylli dosjen se gjoja nuk ka shkelje dhe Arben Imami na doli i pafajshem!

  • Futja kot se s’beson me njeri ne fillim duhen fshire Prokuroret vete Jane Ata qe e mbajne gjalle korrupsionin Me keta njerez qe ka mbledhur rreth botes ky I merr ndonje lek ndonje hallexhiu per lidhje te paligjshme te korentit ose tani per kupon tatimor

  • Ky Llalla eshte turpi i Botes , Nje zvaranik invertebror i rendomet , i pa cipe mashtrues , me te drejte thote populli ” Jeton Bleta ne maje te malit , rron dhe Kepusha ne gjiriz ne Bythe te Kalit.

  • Ketij Kryeprokurori te Saliut ja ka futur Enver Hoxha friken e persekutimit ne bark, prandaj kesaj demagogjie i thone:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

    sepse gjerat i ka kopsitur me Edi Ramen si mos me mire qe u duk me Fullan Kusarin fare qarte.

  • Ky Kosi+Uje qenka i punesuar sezonal, apo me part-time. Punon me fushata si dikur ne kohen e komunismit, fushate per bujqesine, per pastrimin, per piiillezimin etj etj, ky Toci ka shpallur fushaten e arrestimeve, po per cilin shtator te kujt viti behet fjale te na e thote, apo nuk ja ka caktuar tutori i tij Sali Krimineli.

  • Keshtu ka thene dhe me pare ky kryeprokuror, por asgje nuk ka bere! Prandaj nuk kam asnje besim, pasi pervojen e kemi shume te hidhure. Por ne se vertete ndodh ndonje mrekulli, sigurisht do jemi deshmitare vetem te arrestimeve te rangut te Ndokes me shoke, e jo peshkaqene te medhenj, te tipit Berisha, Basha, Meta, Mediu etj etj. Shkurt hesapi: Mashtrim i radhes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *