Llalla nuk do që të largohet, kërkon të përdorë precedentin Ina Rama

DITA Online

 

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do të largohet nga posti i kreut të akuzës në dhjetor, por pas dy vitesh.

Burime pranë Prokurorisë se Përgjithshme bëjnë me dije se për shkak të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të reformës ne drejtësi mandati i kreu të organit te akuzës është 7 vjet dhe ky parashikim ligjor vlen edhe për Adriatik Llallën i cili ka 5 vjet në këtë detyrë, raporton Vizion +.

Për të mbështetur këtë argument sipas Prokurorisë se Përgjithshme vlen edhe precedent i Ina Ramës, pasardhëses se Adriatik Llallës.

Kur Ina Rama u emërua nga Parlamenti, Prokurori i përgjithshëm ishte pa mandat e vetëm më vonë u ndryshua kushtetuta për ti vendosur një mandat 5-vjeçar, të cilin Ina Rama e respektoi duke u larguar nga detyra sapo u mbushen 5 vjet.

Për analogji sipas Prokurorisë së Përgjithshme mandati i Adriatik Llallës nuk është 5 vjet, por 7 siç e parashikon Kushtetuta aktuale.

Por një tjetër gjykim ndajnë ata që hartuan dhe miratuan ndryshimet kushtetuese ne kuadër te reformës në drejtësi.

Sipas Vizion +, burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se mandati i Adriatik Llallës përfundon pas dy muajsh dhe sipas ligjit për prokurorinë ai duhet te largohet.

Deri në emërimin e pasardhësit, detyrat e tij i kryen prokurori më i vjetër ne Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky lexim i ndryshëm i Kushtetutës pritet të sjellë një përplasje të re mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe mazhorancës.

Por gjatë muajve të fundit Adriatik Llalla nuk është përplasur vetëm me shumicën qeverisëse por siç nuk ka ndodhur me asnjë institucion tjetër Prokurori i Përgjithshëm është përplasur edhe me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, një prej mbështetësve më të forte të reformës në drejtësi.

Por reforma ne drejtësi nuk sjell vetëm debatin për mandatin e Adriatik Llallës nëse është 5 vjet apo është 7 vjet.

Që të qëndrojë në detyrë qoftë edhe deri në dhjetorin e këtij viti Llalla duhet të kaloje së pari vettingun i cili do të nisë pikërisht nga ai.

Share This Article
6 Comments
  • Llalla e ka vendin ne burg dhe duhet t’i konfiskohet e gjithe pasuria e vene ne b/punim me kriminelet ,besoj se VETINGU do t’a korrigjoje kete gabim duke zgjedhur k/prokuror nje idiot,mashtrues dhe te paafte sigurisht i mbeshtetur nga Like floriri dhe Salehu …TIK-TAK

  • Fpiun i qelbur i Saliqit! Don me ndjete ene 2 vjet te tjera qe ti sherbeje te zotit te tij e te beje pune e felliqura te tij!

  • Vizion Plus e di qe strukturat e reja te drejtesise po ngrihen nga fillimi, qe do te thote cdo gjykates e prokuror duhet te kaloje se pari vetingun? Qe Llalla (palla) te kaloje vetingun duhet te justifikoje se si ka bere pasurite e paluajtshme me pune shteti dhe as ai, as grupi i prokuroreve nga Tropoja nuk e kalojne dot.

  • Prokurori i Pergjithshem me i dobet ne keta 27 vite.Ka pasur nje ndikim negativ qe do te vuhet edhe me pas.Ndaj kur vendoset nje Prokuror i Pergjithshem duhet me u mendu mire qe te jete nje njeri i ditur dhe me shume integritet e dinjitet.Ky ishte fshatar ne mentalitet e veprim.

  • Perfundimi i hesapit ne fund te artikullit.Me ka ba te shgrehem se qeshuri.Persa bukur ia kane ngjeshur per shtate pale qefe Llallucit.
    Konkretisht:
    “Që të qëndrojë në detyrë qoftë edhe deri në dhjetorin e këtij viti Llalla duhet të kaloje së pari vettingun i cili do të nisë pikërisht nga ai”.
    Vittingu qe ti shkurton gjymtyret,sepse tru nuk ka mundesi te kete rradakja e yte.Tallash banvaki,po.
    VITTINGU DO TE NISE PIKRISHT NGA LLALLUCI I SALUSH BERISHUCIT.
    O bobo c’po kercet daullja: “Bjeri gajdes gajdegji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *