Llalla për Reformën: Jo shkrirje të ‘Krimeve të Rënda’

Dita

Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Kroacia ku ndodhet në vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij Dinko Cvitan i njohur si prokurori që arrestoi ish kryeministrin Ivo Sanader, kundërshton draftin e ekspertëve për reformën në drejtësi si dhe kërkon që Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda të mos shkrihen.

Në krahasim me modelin kroat, Llalla nënvizoi se Këshilli i Prokurorisë në Kroaci sot përbehet nga 11 anëtarë me shumicë prej 7 prokurorësh dhe drejtohet nga një prokuror, por në Shqipëri propozohet e kundërta.

 “Për mënyrën e parashikuar në draft për organizimin e Këshillit, Prokuroria Shqiptare ka shprehur rezervat e saj. Në vlerësimin e Prokurorisë, modeli i Këshillit në Kroaci është mëse i përshtatshëm për institucionin shqiptar”, sqaron zyra e shtypit pranë Prokurorit të përgjithshëm.

Duke u ndalur tek modeli USKOK i prokurorisë anti-­korrupsion, zyra e shtypit shprehet “USKOK është një model i suksesshëm, i cili është deklaruar në draftin e reformës në drejtësi në Shqipëri si mekanizmi i duhur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Gjithsesi, ndryshe nga modeli kroat, Prokuroria Antikorrupsion në Shqipëri mendohet të funksionojë si një institucion i pavarur, pa asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme”.

Për Prokurorin e Përgjithshëm këtë rol në Shqipëri mund ta luajë Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të rënda të cilat tashmë prej 2004­-ës kanë një eksperiencë. Por këto struktura në draftin e reformës në drejtësi parashikohet të shkrihen.

Share This Article
4 Comments
  • Ne sistemin ekonomik:’lirija e tregut te Lirise se Berishes’ edhe LLALLA U BE BOZE!
    Reformat kushtetuese ne gjithe Boten i bejne parlameti i popullit tek ne kerkojne ti bejne:
    LLallat,Metat,Vasilet,Berishat,bashat LU-te e tere injoranca e kallamkusuri:Ruana zot nga mendte e kokes me kete race bastardesh qe e kane mbushur kafkat ne vend te trurit kolisterol.

  • E mjera Shqiperi qe perfaqesohet me gjytyryme dhe gerdalla morale e profesionale si llalla,ne raporte te tilla fundamentale,qofte edhe me fqinjet tane,,,,sidomos kroatet qe I kemi fatmiresisht dashamires.

  • KU KE FYTYRE TE FLASESH MORE LAMASH ORDINER.

    PERSE NUK U ARRESTUA GJYQTARI I TIRANES PER MOSKALLEZIM KRIMI DHE PENGIM TE ORGANEVE TE DREJTESISE.

    LE PASTAJ PER 20,000 EUROT QE U KISHTE MARRE “SULMUESVE” DHE NUK U KISHTE “BERE PUNEN”.

    PER KETE ARSYE I PRENE GISHTIN.

    TI JE PER VARJE NE LITAR, OR MIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *