Llalla, pse nuk lëviz?

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Z.Llalla, a jemi të barabartë para ligjit?! Nëse po, atëherë përse nuk e merrni të pandehur L.Bashën për tre vepra të pastra penale? KLSH-ja e këtij shteti konstatoi 230 milion euro të pajustifikuara, ju e dini mirë se Prokuroria i ka bërë disa herë thirrje, por ai ja u ka dredhur duke u justifikuar si i sëmurë. Sot është shëndoshë si molla. Akuza e dytë është vrasja e katër protestuesve të pafajshëm nga Garda nën drejtimin e tij si ministër i Brendshëm. Përballë një proteste të tillë ministri i sotëm i Brendshëm rreshtoi vetëm një kordon policie, madje edhe pa shkop gome. Akuza e tretë është firmosja e 300 km2 det, grekëve. Firmosja e këtij akti përmban tradhti të lartë kombëtare. Të tilla krime në kohën e diktaturës dënoheshin me pushkatim. Atëherë z.Llalla, pse nuk e merrni të pandehur këtë njeri, çfarë ju pengon? Nëse nuk e bëni dot, largohuni… Ne nuk do të lejojmë drejtësi me dy standarde, nuk do lejojmë që me taksat tona të mbajmë njerëz që nuk e bëjnë hak rrogën që marrin, por harram. Përshëndetje, Jani Ymka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *