Viti 2013 është një vit i rëndësishëm politik, për shkak të zgjedhjeve dhe ashtu siç mund të parashikohej, palët e ndryshme politike kanë nisur akuzat dhe kundërakuzat për afera korruptive dhe konflikt interesash.
Gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit demokratik, pothuajse gjithmonë këto akuza kanë pasur qëllime politike dhe nuk janë konkretizuar asnjëherë në dënimin konkret apo procese gjyqësore të mirëfillta. Kjo klimë e bën veçanërisht të vështirë punën për institucionet e drejtësisë, që siç evidentohet nga institucionet ndërkombëtare, ndodhen nën një presion të vazhdueshëm nga politika. Në këto kushte, veçanërisht e vështirë dhe e ndërlikuar është puna e Prokurorisë së Përgjithshme. Gjatë këtyre 20 viteve të fundit, janë shumë ata kryeprokurorë që janë zgjedhur dhe larguar me zhurmë, për shkak të debatave që kanë hapur me politikën.
Për të folur për këtë situatë të vështirë, problematikën e zgjedhjeve në afrim dhe detyrën e tij delikate në krye të një prej institucioneve më të rëndësishëm të vendit, në studion e Sokol Ballës në “Top-Story”, ishte i ftuar Kryeprokurori i ri i vendit, zoti Adriatik Llalla.
Si e pritet emërimin si Prokuror i Përgjithshëm ndërkohe që drejtonit një institucion do thoja unë po aq të rëndësishëm dhe delikat sic është ai i deklarimit të pasurive?
Dekretimi e më pas votimi në postin e kryeprokurorit është një vlerësim dhe një përgjegjësi e madhe njëkohësisht, elementë që po përpiqem t’i ndërthur në këto ditë të para në këtë post të rëndësishëm.
Zoti Llalla kush ua kërkoi kandidmin?
Normalisht posti i kandidimit shkon në Kuvend me propozim të Presidentit, i cili më kërkoi pëlqimin për të dekretuar emrin tim në postin e kryeprokurorit, cka më pas u votua në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke patur parasysh atë që po thoja më sipër që saga e Prokurorit të Përgjithshëm është një kapitull shumë i rëndësishem i tranzicionit politik shqiptar, a patët hezitime kur ju erdhi ky propozim?
Ashtu sic e thatë edhe ju, unë isha në një post të rëndësishem dhe të barazvlefshëm me këtë që jam aktualisht, post me të cilin isha miqësuar dhe me ndryshimet e fundit të ligjit prisja që institucioni i ILDKP të sillte risi në punën e tij, kjo ishte arsyeja për të cilën edhe hezitova, megjithatë pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm për shkak edhe të faktit që unë bëra disa vjet në këtë institucion, më tundoi dhe vendosa të pranoj propozimin e Presidentit të Republikës.
Ju e dini që paraprakisht kishte një debat të gjërë politik për paraardhësen tuaj dhe për faktin se kush do të ishte prokurori i ri. Në fakt kur doli emri juaj, shumë veta edhe ata që e shikonin kritik vendimin e mazhorancës, patën një lloj lehtësimi që në krye të këtij institucioni shkonte emri juaj. Megjithatë pati disa legjenda urbane apo mite që flitej për ndërhyrjen e ndërkombëtareve, sidomos të amerikanëve në lidhje me emrin tuaj. A ka një të vërtetë për këtë?
Dua të sqaroj se sic e përmenda edhe më parë të drejtën për të dekretuar Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, ashtu si dhe mjaft zyrtarë është tagri i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, tagër që përmbushet në përputhje të Kushtetëtutës. Presidenti në përzgjedhje të kandidaturave shfrytëzon të gjitha burimet e informacionit të tij. Pyetjes më mirë mund t’i përgjigjej vetë Presidenti i Republikës se cilat janë arsyet që vendosi emrin tim. Ajo që dua të flas në raport në mbështetjen e ndërkombëtarëve për institucionin e drejtësisë në Shqipëri është fakti që në këto 20 vjet në mënyrë permanente gjithë institucionet ndërkombëtare kanë mbështettur institucionet e drejtësisë, cka unë e vura re edhe në ditët e para të emërimit tim në këtë pozicion. Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shteteve më të rëndësishme duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OSBE, Gjermanisë, Italisë e të tjerë përshëndetën kandidaturën time dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Prokurorinë e Përgjithshme.
Sic dhe ju e thatë ndërkombëtarët dhe vecanërisht amerikanët, kanë dhënë në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen e tyre edhe në momente të rëndësishme për zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, kjo ndodhi edhe me paraadhësen tuaj zonjën Rama, megjithatë ajo nuk shpëtoi dot nga moskandidimi dhe shkarkimi. A mendoni se do jetë ndryshe në rastin tuaj?
Është herët për të menduar për fundin. Gjithësesi për mënyrën e përfundimit të mandatit të zonjës Rama, unë gjykoj se përfundoi në bazë të përcaktimeve ligjore ashtu siç dhe vërtetoi Kuvendi i Shqipërisë. Ndërsa lidhur me ndërkombëtarët, unë mendoj që ndërkombëtarët mbështesin institucionet dhe jo individët, kështu mendoj se ndodh dhe në rastin tim.
Zonja Topalli kryetare e Kuvendit abstenoi në votimin ndaj kandidaturës suaj më pas ajo dha një shpjegim se qëndrimi i saj ishte pjesë e qëndrimit të saj të përhershëm për luftën ndaj korrupsionit, si e shpjegoni ju këtë qëndrim?
Argumentim të cilit duhet t’i përgjigjet vetë zonja Topalli. Nuk është e drejta ime të jap shpjegime nga deklaratat e saj. Ajo që unë vecova nga deklarata e zonjes Topalli ishte fakti që ajo kërkon nga institucioni i prokurorisë të vijojë luftën kundër korrupsionit. Prokuroria shqiptare ka detyrim ligjor që të zbatojë në mënyrë korrekte gjithë dispozitat ligjore, Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Procedurës, pra cdo ligj që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni, detyrë të cilën besoj dhe kam besim se do ta përmbush me korrektesën më të mundshme.
Zoti Llalla opozita shprehu vlerësime shumë të mira apo të mira ndaj kandidaturës suaj, megjithatë nuk e votoi atë nisur nga një argument politik se përzgjedhja ishte bërë e njëanëshme, pa një diskutim politik. A ndjehet kryeprokurori që të bëjë qoka djathtas meqënse votat erdhën djathtas?
Gjatë këtyre 5 viteve unë jam votuar dy herë në Kuvendin e Shqipërisë. Në fillim jamë votuar me mbështetjen e opozitës aktuale në postin e inspektorit të ILDKP-së dhe nuk ndjeva ndonjë obligim për të bërë qoka majtas. Por ajo që dua të theksoj është fakti se opozita nuk shprehu rezerva as lidhur me listën e kandidatëve, por vetëm me procesin. Pra mendoj se abstemini ka qenë një votë pro kandidaturës sime dhe gjej rastin ta falenderoj për mbështetjen që më ka dhënë.
Zoti Llalla megjithatë këtë paragjykim që mund të ekzistojë në një pjesë të opinionit publik se kryeprokyurori i ri është zgjedhur vetëm me votat e mazhoranmvës. Si mendoni ta luftoni?
Eshtë e thjeshtë. Besoj zbatimi në mënyrë korrekte i ligjit, përmbushja e detyrës shpejt do ta fashisë edhe këtë nëse ekziston ky opinion.
Zoti Llalla do të shohim gjatë këtyre muajve procese hetimore ndaj zyrtarëve të lartë të administratës, një minus ky, në punën e mëparshme të institucionit që ju drejtoni e evidentuar kjo edhe në raportet e ndërkombëtarëve.
Besoj se po, pa dashur të paragjykoj apo të evidentoj rastet specifike pa ditur se cdo të ndodhë. Por besoj se Prokuroria e Përgjithshme do të hetojë në mënyrë të pakufizuar cdo shtetas shqiptar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë, aq më tepër tani që ligjin nuk lejon asnjë lloj kufizimi për cilindo që nga zyrtarët më të lartë, kryeministër, ministra, deputetë, gjyqtarë etj. Pra ne nuk kemi asnjë lloj pengese për të përmbushur këtë detyrë. Është detyra jonë të zbatojmë në mënyrë korrekte ligjin.
Ju i referoheni ligjit për imunitetet e zyrtarëve të lartë apo jo. Sa realisht mendoni se kjo ka qenë pengesë, në të shkuarën. Ka patur një pengesë reale, institucioni që ju keni drejtuar ka bërë padi konkrete mbështetetur me fakte konkrete ku zbuloheshin konflikte të rënda interesi apo shkelje të ligjit nga zyrtarët e lartë dhe ato kanë përfunduar në kosh.
Ky është një nga shqetësimet e mia gjatë punës së ILDKP-së, në bindjen time do ishte provuar fakti që këta zyrtarë kishin krijuar në mënyrë të paligjshme pasuri që e kishin fshehur në mënyra të ndryshme. Ka qenë mungesa e vullnetit të organit të prokurorisë lidhur me zbatimin në mënyrë korrekte të ligjit që këto cështje të pushoheshin, gjë e cila nuk ka për të ndodhur në ditët në vijim.
I referohemi atij teknikaliteti që prokuroria nis edhe vetë nga pikëpamja ligjore. Themi hetime apo dosje ndaj këtyre zyrtarëve, do ta bëni ju këtë apo do prisni reagimin nga institucioni që ju keni drejtuar?
Ne në momentet e para, që në ditët e para që shkova në drejtimin e prokurorisë shqiptare, një nga të rejat që solla ishte hapja në faqen e Prokurorisë të Republikës në të cilën qytetarët mund të denoncojnë të gjitha rastet që ata dyshojnë se janë kryer krime të ndryshme, përfshi edhe rastet e korrupsionit në radhët e administratës publike. Cdo ditë në adresën tonë vijnë me dhjetra apo me qindra denoncime ku i referohen institucionit tone lidhur me dyshimet që ata kanë për të tilla raste. Pothuajse në mënyrë permannente nga ne kanë filluar procedime penale nga telefonatat apo denoncime nga qytetarët për raste të ndryshme.
Bëhet fjalë për raste të rëndësishme?
Po po, për zyrtarë të rëndësishëm.
Mund të na thoni deri në çfarë niveli shkojnë?
Ka zyrtarë të nivelit të lartë të cilët denoncohen nga qytetarët dhe për të cilët ka filluar hetimet, hetime të cilat mund të bëhen publike në ditët në vijim.
Edhe ne kemi emisionet tona si Fiks Fare ku drejtuesit e emisionit në fakt thonë se vijnë cdo ditë ka denoncime të tilla. Kjo tregon që perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është ai që thonë edhe shumë raporte ndërkombëtare. Ju kam ndjekur me vëmendje edhe në intervistën tuaj të parë te Zëri i Amerikës, që besoj nuk e keni dhënë jo rastësisht atje. Përkundrejtë cfarë thotë mazhoranca, ju cituat me shqetësim raportin e fundit të Transparency International pikërisht për perceptimin e korrupsionit. Sa realisht mendoni se do jeni i pavarur në punën tuaj?
Këtë ju siguroj, nisur edhe nga përvoja ime e mëparshme në drejtimin e një institucioni sic ishte ILDKP. Unë kam bindjen se nëse drejtuesi i një institucioni nuk i afrohet politikës, nuk bën pakt me politikën, politika nuk guxon t’i afrohet atij. Kam bindjen që në drejtimin e institucionit të prokurorisë do të jem i pavaruir dhe prokuroria do të jetë e pavarur.
Keni patur përplasje gjatë funksionit të mëparshëm që keni patur me drejtues të lartë të qeverisë dhe të administratës dhe si i keni bërë ballë atyre le të themi?
Jo nuk kam patur raste që drejtues të lartë të shtetit të benin presion mbi institucionin që unë drejtoja, bile përkundrazi në cdo rast kur ata ftoheshin për të bërë deklarime për të dhënë dokumenta lidhur me hetimet që ne kryenim, ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe nuk ka patur shmangie nga detyrimet e tyre ligjore, gjë e cila do të arrihet edhe në drejtimin e prokurorisë, sepse saknksionet, mjetet që ka prokuroria në dispozicion janë shumë herë më të forta.
Cfarë nuk bëri dot Ina Rama që do ta bëjë Adriatik Llalla?
Normalisht nuk më takon mua që të gjykoj paraardhësen apo paraardhësit e mi. Detyra imë është se cfarë do të sjell në të ardhmen në drejtimin e institucionit të prokurorisë dhe ju siguroj që do të sjell risi të reja në drejtimin e prokurorisë, rizgjim të prokurorisë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese.
Në çfarë gjëndje e gjetët institucionin që drejtoni prej pak kohësh?
Normalisht për shkak dhe të situatës që u krijua prokuroria ishte në një situatë mosfunksionimi, por ajo që ishte më shqetësuese ishte rënia e besimit të publikut te institucioni i prokurorisë. Gjë të cilën besoj se do të rikthehet shumë shpejt, duke synuar se pari që në drejtim të strukturave të ndryshme të prokurorisë të vijnë njerëz me përvojë, me autoritet, të cilët do të kenë mundësinë që të kthejnë të vënë çdo hallkë të prokurorisë në gjendje pune dhe për të kthyer besimin e prokurorëve vetë dhe më pas të besimit të publikut të prokuroria.
Po shikoja gazetat e pak ditëve më parë, një gazetë kritike me qeverinë Tema që bënte thirrje për hetime të vajzës së kryeministrit dhe një gazetë tjetër 55 e cila paralajmëronte shumë shpejt zbulimin e autorit të puçit. Si mendoni se mund të punoni në këtë klime kaq të polarizuar?
Pranë prokurorisë ekziston një zyrë e posacme që ndjek zhvillimet mediatike apo ankesat e qytetarëve. Cdo rast i kësaj natyre merret me vëmendje, shikohet, verifikohet nëse ekzistojnë elementë të veprës penale për të filluar apo jo hetimet. Të gjitha këto raste janë në proces verifikimi dhe do të vendoset apo jo elemnetë për të filluar procedimin penal
Ju thatë se ka një zyrë që merret me denoncime, Fiks Fare ka ndjekur një temë që më është dukur skandaloze, ajo për mënyrën se si nxirret, transportohet kromi nga Bulqiza. E keni ndjekur këtë cështje? Ju është referuar?
Mbasi më është referuar e kam riparë këtë kronikë dhe kemi marrë informacionet e duhura në Prokurorinë e Matit dhe të Dibrës. Vlen të theksohet se në Prokurorinë e Dibrës që në muajin tetor ka filluar hetimet për këtë problem. Ka filluar procedimet penale, janë duke u shfrytëzuar edhe materialet e fundit të bëra publike nga Fiks Fare. Sot ose nesër prokurorët janë duke marrë edhe materialet pranë zyrave të Fiks Fare. Procedimet penale vijojnë besoj se edhe në ditët në vijim do të përcaktohen edhe përgjegjësit e këtyre veprave penale.
Gjatë bisedave informale që kam patur me ju kam vënë re njëfarë nostalgjie për institucionin që ju keni drejtuar ILDKP për shkak të punës që ju thoni keni drejtuar me pasion dhe keni ngritur një grup të mirë atje. Dy- tre ditë më parë u zgjodh pasuesja juaj, zv/ministrja Zana Zhuka, ndërkohë kandiduan edhe zyrtarë të lartë të ILDKP-së. Mendoni se është bërë zgjedhja e duhur?
ILDKP është institucion që është vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe Kuvendi i Shqipërisë. Përzgjedhja e drejtuesit nuk është e drejta ime për ta komentuar. Ai është votuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë i uroj suksese zonjës Zhuka dhe ajo që shoh në interes të punës sonë është që të vazhdojë ky bashëpunim i frytshëm mes institucioneve tona me qëllim vënien para përgjëgjësisë penale të shkelësve të ligjit. Aq më tepër që tani ligji lejon më tepër hapësirë Inspektoriatit të Lartë për të kryer hetime lidhur me personat e lidhur me zyrtarët.
Në fakt ju keni prekur një nga temat apo betejat e heshtura tuajat kur ishit në krye të ILDKP-së. Qëndrimet tuaja edhe publike në fakt, për moseficense të prokurorisë në hetimin e dosjeve për zyrtarëve që nuk deklaronin apo fshihnin pasuritë në deklarimet e tyre. Si e gjetët në këtë pikë prokurorinë dhe tani që jeni në krye të saj cfarë do ndryshojë në bashkëpunimin e institucioneve? Pra ju sillnit në prokurori dhe nuk ndodhte asnjë gjë. Çfarë do të ndryshojë konkretisht?
Detyrat, një nga prioritetet e mia të para ka qenë rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional, jo vetëm me Inspektoriatin, por me gjithë institucionet e tjera që prokuroria ka detyrim ligjor për të bashëpunuar si me Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, doganat, tatimet. Mendoj se bashkëpunimi me ILDKP do jetë shumë i frytshëm sepse besoj se të gjitha rastet që unë kam sjellë në këtë institucion kanë qenë raste të provuara dhe të pushuara në mënyrë jo të drejtë nga ana e prokurorisë.
Pra ju do t’i rihapni këto cështje?
Një pjesë e këtyre rasteve, një pjesë e madhe e tyre janë kthyer për rihetim nga gjykata pasi ne jemi ankuar për vendimet e prokurorisë. Mjaft raste janë rikthyer për hetim në prokurori dhe pjesë të tjera ndodhën në hetim aktualisht, një pjesë ndodhet në proces hetimi nga strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme.
Javën e fundit ka patur një përballje akuzash, por edhe fajesh nga dy kampet politike për cështje korrupsioni dhe konflikte interesi të familjarëve të qeveritarëve dhe politikanëve. A do nisni hetime për këto?
Në disa prej këtyre rasteve janë dorëzuar kallzime nga Bashkia e Tiranës në lidhje me objektin e ndërtuar nga zonja Basha. Kallzime të tjera nuk ka.
Ajo thotë të afërm të saj…
Po të afërm, për të qenë më i saktë. Për këto raste vijojnë verifikimet para se të vendoset fillimi ose jo i procedimeve penale.
Në rastin konkret ka edhe një denoncim nga opozita për vajzën e kryeministrit…
Për të gjitha këto raste janë në proces verifkimi para se të vendoset fillimi ose jo i procedimit penal. Dua të theksoj se organi i prokurorisë para se të vendose fillimin ose jo të procedimit, kryen disa veprime verifikuese nëse ka elementë të veprës penale apo jo. Të gjitha këto raste janë ne procës verifikimi dhe në ditët në vijim do vendoset nëse do fillojnë apo jo hetimet.
Ka patur gjithmonë një raport të mirë media-prokurori, aq sa një paraardhësi juaj në prokurori e ka futur në një nga pikat, pra media zbulon rastet prokuroria i ndjek. Ju premtoni se kjo praktitë do të vazhdojë?
Pa diskutim media do të jetë një nga bashkëpunëtorët më të fuqishëm gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Dy ditë më parë thatë në një takim me kreun e KLSH-së, u tha se do ndëshkohen zyrtarë të lartë. Pse duhet të besojmë se do ndryshojë gjykata se ashtu si dhe në kohën e Ina Ramës, gjithësesi fjala e fundit i mbetet gjykatës ky ka qenë argumenti i prokurorisë që është gjykata që mbyll proceset dhe këtu duam realisht të dimë se cfarë ju do të ndryshoni?
Padyshim fjala e fundit i takon gjykatës, por nëse prokuroria shkon para gjykatës me fakte dhe prova nuk mundet që në të gjitha shkallët e gjyqësorit të ketë sjellje të njëjtë. Kam bindjen që nëse institucionet shtetërore do të bashkëpunojnë në kryejnë e hetimeve të plota dhe të gjithanshme ashtu sic ne kemi vepruar këto ditë me fillimin e mjaft proceseve të kallzuara nga ana e KLSH për të cilat filluan hetimet në disa rrethe të vendit momentalisht.
Ka patur disa denoncime për disa nga bashkitë?
Po.
Në fakt edhe këtu prapë delikate është sepse gjithmonë do ju shohin me lupë domethënë, kë nga bashkitë po kontrolloni.
E rëndësishme është që hetimet tona ju siguroj që do të jenë të gjithanshme të plota dhe të pavarura. Asnjë kallzim nuk do të shihet me këtë sy dhe për këtë do ta tregojë koha.
