Llalla policisë e prokurorëve: Mos nxirrni sekrete, procedim penal

anazapta

Në 10-vjetorin e ngritjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurori Adriatik Llalla lëshon akuza të rënda për nxjerrje të sekretit hetimor ndaj Policisë dhe vartësve të tij. Fjala e mbajtur gjatë analizës vjetore në këtë institucion ditën e djeshme, ishte një “dush i ftohtë” që më së shumti shfryn superoperacionin policor për goditjen e bandës së tritolit dhe bandës së grabitësve. Llalla dënoi mënyrën e nxjerrjes së informacioneve nga policia për rastin Julian Sinanaj dhe për pamjet filmike të karburantit të grabitur. Por nuk harroi të t’i tërhiqte veshin edhe njerëzve të prokurorisë me hetimet që ndjekin dhe informacionet që nxjerrin, duke paralajmëruar ndjekje penale për këdo. I pranishëm në analizë, edhe kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beçi. Vetëm fjala e Llallës ka qenë me dyer të hapura dhe më tej gjithçka është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 

Kritikat e Llallës

“Jemi përballur kohët e fundit me publikimin e elementëve, të cilat përbëjnë prova të rëndësishme material për proceset hetimore. Nxjerrja e këtyre të dhënave, natyrisht godet rëndë cilësinë e hetimit dhe vijimin e tij. Për këtë arsye, kërkoj nga të gjithë ju që t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj kërkese proceduriale. Kjo është një praktikë antiligjore, e cila duhet të marrë fund. Në çdo rast që do të konstatohet nxjerrje informacioni, do të nisë menjëherë procedimi penal”, tha Llalla në fjalën e tij. Dhe këtë e argumentoi më poshtë, duke lënë të kuptohej se e kishte fjalën për rastin Sinanaj dhe grabitjet e karburanteve. “Organi i prokurorisë duhet të jetë garant për respektimin e ligjit. Duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë rritjes së shpejtësisë dhe efikasitetit të hetimeve. Në analizë të veprimtarisë së vitit 2013, konstatohet se kjo është një çështje, e cila ka nevojë për përmirësim. Po ashtu, duhet rritur numri i hetimeve proaktive, pasi vlerësohen si një ndër mënyrat më të suksesshme për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha ai.

 

Analiza dhe këshillat

Prokurori i Përgjithshëm, gjithashtu ka kërkuar nga Krimet e Rënda, që pavarësisht volumit të lartë të punës t’i kushtojnë më shumë vëmendje hetimit pasuror dhe Ligjit Antimafia. “Sfidë në 2013 kanë qenë veprat penale kundër funksionarëve të policisë, krimi në familje, krimi i organizuar. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të krijuara nga veprat penale dëmton rëndë strukturat kriminale. Zbatimi më efikas i ligjit Anti-Mafia sjell sukses në luftën kundër krimit të organizuar. Po ashtu, duhet të vijojë të jetë në nivele të larta bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtim të hetimit të aseteve kriminale, kryesisht me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Hetimi për trafikun e qenieve njerëzore, sidomos të grave dhe të miturve do të shihet në një optikë të re Shumë nga viktimat e trafikimit, të gjendur në trysninë e autorëve të veprave penale, kanë vështirësi në bashkëpunimin me autoritetet”, tha Llalla. Gjithashtu Llalla theksoi se në kuadër të përmirësimit të hetimeve, do të synohet forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kreu i organit premtoi trajnime e specializime të tjera për prokurorët dhe zgjidhje për volumin e çështjeve.

 

Share This Article
3 Comments
  • BOLL DHE AMAN ME SEKRETIN E TEJ-STERGJATUR TE LLALES!

    se na plasi shpirtin duke folur per rruajtjen e sekretit dhe ne kete menyre i ka cuar ne “Kalendrat Greke” te gjitha dosjet makaber te vrasjeve dhe vjedhjeve te pushtetit mafioz te Sali Berishes. Prandaj mileti me te drejte kerkon nga Prokurori i Saliut, Adriatik Llalla te dekonspiroje me ne fund SEKRETIN per dosjet me vrasjet e Remzi Hoxhes, te PIRAMIDAVE te 97-s, te Kosta Trebickes, te rruges Durres-Kukes, te 21 janarit dhe pastaj te flase per KILERAT me pagese te Biznesit kriminal albanez, per te cilet mileti mesoi pikerisht sepse policia i hoqi petet BYREKUT te pergjakur qe kishte gatuar Saliu me Llallen e tij.

  • Zoti prokuror,ne rast se ka rrjedhje informacioni nga prokuroret dhe nuk ka dhene llogari deri me sot,je ti ai si kryeprokuror ,qe duhet te japish llogari,se eshte pa aftesia (mos te themi deshira) jote per rrjedhje informacioni.

  • Ky Llalla kaq llalle eshte sa te kerkoje me lutje nga vartesit ruajtjen e sekretit te hetimeve. Cdo dhenie informacioni ne medie behet kundrejt pageses, e di Llalla kete gje apo s’e di, Ne rast se s’e di eshte i pa afte por ne rast se e di eshte bashkepunetor. Ne te dy rastet duhet te jape doreheqien. Dhe kerkon Llalla gjoja do te luftoje korupsionin. Korupsioni nuk ka brire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *