Një ditë pas ekstradimit nga Italia, Jetmir Llanaj, është shprehur se nuk ka gisht në atentatin ndaj vëllezërve Shkreta, ku njëri mbeti i vdekur e tjetri u plagos rëndë. Llanaj thotë në një intervistë për GSH se mund të provojë që nuk ka qenë në vendngjarje në momentin e krimit, ndërsa shton se do të hakmerret ndaj tyre
“Po, do të marr hak ndaj autorit. Familja Shkreta ka jetën e saj, historia e kësaj familjeje nuk varet prej meje”.
Ndërsa nga ana tjetër, familja Shkreta akuzon si autorin e vetëm të vrasjes Jetmir Llanajn, i cili sipas tyre në momentin kur ka vrarë Gentian Shkretën dhe plagosur të vëllanë, aurelin, u ka thënë atyre: Mi bëni të fala djalit.
“E kujtoj shumë mirë momentin kur na është zënë prita. Kemi zbritur nga furgoni me gjithë vëllain në autostradën Mamurras –Fushë-Krujë në drejtim të lumit Ndroj. Ktheheshim nga dasma. Kemi përshkruar rrugën përbri lumit dhe kemi kaluar tek shinat e trenit në një distancë prej 1000 m larg shinave të bregut të lumit. Papritmas na kanë dalë para në distancë 10 m, Jetmir Llanaj me vëllanë, Muharrem Llanaj. Ishin të dy pa maska e të armatosur dhe Jetmir llanaj na ka thirrur: M’i bëni të fala djalit! Aty ka qëlluar me breshëri drejt meje dhe vëllait tim, ku unë jam plagosur në shpatull dhe në këmbë. Jam rrëzuar poshtë dhe jam ngritur, ku dhe më pas jam gjuajtur me breshëri në një distancë ndoshta 5 metra. Na kanë qëlluar të dyve me vëllanë dhe kur kam qenë shtrirë përtokë, i kam thënë vëllait: Genti ik! Dhe jam kthyer mbrapsht duke më qëlluar gjithmonë pas shpine”, tregon Aurel Shkreta.