“Llaxore”, “këlysh”, të gjitha batutat dhe fyerjet që tensionuan sot Kuvendin

DITA Online

 

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me mjaft tensione mes palëve, ku nuk kanë munguar as batutat dhe fyerjet.

Dy ishin protagonistët kryesorë: Kryeministrit Edi Rama dhe deputeti demokrat Sali Berisha. Në skenë hyri edhe si “figurant” edhe Flamur Noka.

“Ti hyn tek ata që e dinë sa bëjnë shtatë herë shtatë. Lorenc, hajde këtu tani dhe jep përgjigje këtu. Nuk ka problem. Nëse mbështet projektin qorr të Saliut, je në lartësinë që të kërkon detyra e përfaqësimit në këtë grup që vetëm me sytë e veta, me mendjen e vet nuk mendon, se ja ku i ka sytë, ja ku e ka mendjen dhe ja ku e ka iPad që ju komandon të gjithëve ju. The që nuk e kam në natyrë të bëj batuta, është çështje aftësie. Ti nuk e ke këtë aftësi”, tha Rama.

“Dije këtu o injorant, që ke vetëm injorancën se nuk u hapën digat, se digat është të ulësh kokën nga apokalipsi. A e morët vesh që kishte çuar don Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. A nuk e denoncuam këtu në Parlament apo jo? Fol mo për këto. Po Balili të ka në grusht ty, fol e për Balilin po deshe. Po videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ua ka dorëzuar të gjithëve”, tha Sali Berisha.

“Kur s’kam bërë e kur nuk bëj politikë me emra kriminelësh e me emra krushqish, e me emra…. këtë e ke ti si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë dhe kazanin dixhital atje, vazhdo”, iu përgjigj Rama.

Në këtë moment ngrihet nga vendi i tij deputeti i PD-së, Flamur Noka, drejt foltores ku po fliste Rama.

Për të ndaluar përplasjen mes Ramës dhe Nokës ka ndërhyrë garda, ndërkohë kryeministri ironizoi keq Nokën duke u shprehur: “Nga ka dalë ky mo, nga pylli? Sali, tërhiqeni në strofull këtë”. Pa mikrofon, Noka ka humbur mendjen i ka kthyer përgjigje Ramës me fyerje të rënda: “Nga pylli i sat ëme”, si dhe me epitetet “drogaxhi dhe “rrugaç”.

Ishin pikërisht përdorimi i këtyre fjalëve të cilat përjashtuan deputetin Noka nga punimet e Kuvendit sot.

“Tani del këtu shpesh e shan me fjalë që nuk i përdor kurrë, fyen me fjalë që si përdor kurrë. Po unë do tu them miqtë e mi, asnjëherë mos i reagoni. Ne në shtëpi kishim dy qen, njëri ishte i madh, tjetri një këlysh, lehte gjithë ditën më mërziste shumë. “Kuç mos leh”, i thosha unë. “Ça ke Sali?”, më thoshte gjyshja. “Më çmendi ky këlyshi gjyshe”, i thosha unë. “Po çmend veten ti më thoshte, se nuk i thuhet këlyshit mos leh, se ai leh më shumë”, tha Berisha.

“Sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse i thua skape atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike”, iu përgjigj Rama.

Share This Article
7 Comments
  • Shpellari do e tregoj veten duke treguar histori me qen ,mushka e dhi.
    Eh more enver ngrihu edhe nje here te shikosh si eshte katandisur saliu qe te servilosej dhe te duartrokiste sa ishe ti gjalle dhe te merte shurren ta conte ne paris.
    Dhe po ti jepnin urdher ta pinte edhe ate e bente dhe sot ky llaxorja leh e kafshon popullin dhe ja ka kaluar nga pasuria edhe sheikeve.

  • Skena qe shqiptaret i kane pare prej Berishes, sot po i shohin te riprodhuara deri ne detaje prej Rames.
    Ja pra, Kryeministrat. Ky i sotmi sozi e vertete e atij te djeshmit ne Parlament. Nje mut i ndare me dysh.

  • Hasani…… Ju jap plotesisht te drejte .
    Vendi ka halle te tjera ,keta bejne sikur zihen e sikur jane kundershtare te vertete …FALLCITET:

    MBLIDHENI BYTHEN ;MBARE ,JU NE PARLAMENTIN E TEATRIT TE MAJMUNEVE :
    Kryeni detyrat , sa me shpejt per vettingun, reformen ne drejtesi . Populli mezi po pret ,i ka shkuar thika ne palce ..Apo sju vjen zeri , mbare te gjitheve .
    Si gjithmone cperqendrim vemendje , diletantesh ordinere ,qe rendon mbi KOKPALARET POPULL..

  • lope kishte Saliu, gomar kishte, mushke kishte, cjap e dhi po se po. Tani thote se kishte dy qener, hahhahahahha. Heren tjeter do thote se kishte arushe e pastaj do shkalloje fare e do thote se kishin edhe elefant. Eh pike e zeze, kur do te beje qyfyre edhe ky koqe maloku!

  • Edi, ne kushtet e “papergjegjshmerise ” per cfaredo fjale qe mund te nxjerre nga goja nje deputet, parlamenti po kethehet ne nje mejhane te piresh qe hane e pine dhe shajne me rrenje e dege njeri tjetrin .Ndaj dhe kam edhe une nje mendim qe desha t’a ndaj me ju .
    Dihet tashme se jo me politikanet e opozites por edhe me batakciu i Shqiperise , pianeci , dembeli , mendje madhi egjoja politikani me i thekur per gjithcka dhe per asgje qeverine shajne ,…dhe te parin ke,,,,,kryeministrin Edi.
    Ndaj dhe ju duhet te paraqiteni me nje portokoll pa patuda duke folur seriozisht pa ju pergjigjur dhe pa replikuar me askend .Ty te takon qe te durosh me shume se kurrkush edhe nese te thone nje fjale me shume .Por ama kur ju te trgoi korrekt ne trajtimin e te te dytit ai e ben nje here por heren e dyte nuk e ben sepse hyn ne fuqi vetedeskriminimi i vetevehtes pa i folur fare “trimit alabak” ne sy te te gjithe rruzullit.
    Troc , lufta personale e parlamentit shqiptar eshte anti shqiptare e qellimshme e nxitur nga antishqiptare te shitur . Dhe qe ne syte e popullit eshte nje nxitje per mosbindje ndaj ligjit ,rregullit …shtetit per te qendruar gjate gjithe kohes ne mjergull.
    Nuk ka ecje por i njejti avas si me pare vec llafe…llafe por pak ndryshim por jo ekonomik dhe shtet drejtues te forte.
    Edi,tregoju te gjitheve se jeni kryeministri i Shqiptareve fort.
    Pershendetje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *