Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quan ngjarje historike hapjen e “dyerve” të Policisë së Shtetit për studentët.
Përmes një postimi në twitter, Lleshaj shkruan se 150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas strukturave hetimore të policisë së shtetit
“150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas strukturave hetimore të Policisë së Shtetit. Një ngjarje historike. Brenda vitit një grup i dytë i ngjashëm do të pasojë”, shkruan ministri në twitter
Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet me nota të larta, mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
l.h/ dita
