Lleshaj ftesë studentëve: Bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit, ja kriteret

Bora Basholli

Ministri i Brendshme, Sandër Lleshaj, të gjithë studentëve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta iu ka bërë ftesë të regjistrohen për tu bërë pjesë e pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Lleshaj tha se kriteret që studentët duhet të plotësojnë është të kenë notë mesatare mbi 8, nivel të lartë të gjuhës angleze dhe gjendje të mirë fizike, si edhe të shërbejnë me nder.

Postimi i plotë:

15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim.

Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe evropiane.

Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • akoma nuk u “ngopet “me police ?! NBe te gjitha anet vetem police sheh .Mos duhet nderruar qeveria qe te jete e qete njerezia ..?Jam cuditur kur kam pare dhe ne hyrjen e teatrit te qytetit tim police , biles ne oret e mengjhesit. Mos kjo ka te beje me punesimin e njerezve ? Cudirat e nje qeverie shume te pa kuptueshme ..!

  • Idiotdia e radhes eshte kriteri i notes mbi 8 qe vendoset per cdo konkurim n’albanistan ! Nuk kuptohet kjo kerkese : nuk i besoni diplomave tuaj qe jepni me note 7 a 6 ?! Atehere mos i jepni ato diploma edhe kerkoni bile qe te kalojne vetem ata qe kane noten 8 !! Apo nota 8 eshte kriter sepse qe ne start femijet e juaj marrin nota 8 e plus me miqesi?!
    Sa studente me nota 8 keni qe ta dime pak ´reservoirin’ e burimeve njerezore per mk’istrite tuaja!
    Ju nuk keni asnje mundesi formimi e aftesimi per studentat me 7,5?!
    Vertete besoni se ndermjet studentit me 7 e studentit me 8 ka nje dallim aq te madhe njohuri e aftesi qe nuk mundet me u permiresuar?!
    Atehere jeni vertete ju qe duhet te ngelni ne punen tuaj!!
    Ajo qe sjell elementet ma te mire eshte rroga edhe mundesite per evoluim ne kariere, kete cfo student ne managjement do va kishte thane edhe si me note nen 8 !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *