Pas protestës te Unaza e Re, gjatë së cilës policia shoqëroi ish-deputetin Klevis Balliu dhe disa protestues, ka reaguar ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj është shprehur se PD është një grupim që tenton të përdorë abuzivisht fëmijët dhe gratë, duke u fshehur pas tyre, ndërsa shton se qytetarët duhet të adresojnë problemet në mënyrë institucionale.
Postimi i i plotë i ministrit Lleshaj:
Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.
Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.
Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:
Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.
Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!
E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale. Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.
E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.
e.ll./dita

Mire e thua o Sander kimiku, se PD-JA DUHET TE ZGJEDHE RRUGEN E ARSYES. Po valle mazhoranca ku ti ben p-jes apo udhehiqet nga arsyeja ne qeverisjen e saj???????????
Keta nuk bejn pa njeri tjetrin ,pd ushqen me oksigjen ps, po te ngordhje pd pefundimisht ps s’merr frym me.
Aty e ke Lulzim Bashën, që doli i pari për të bllokuar rrugën. Shkeli ligjin e duhet të arrestohet ! Apo ligji është vetëm për qytetarët se për ju politikanët nuk ka ligje ??? Ministria që ju drejtoni është ajo që bën të mundur që ligji të zbatohet nga të gjithë, ndaj leri fjalët por vepro. Apo Basha është mbi ligjin ?
Hajt mos u shtrengo shume, se i juaji eshte Basha. PS e PD nje parti jane qe luajne me dy porta, pozite-opozite. Se ndryshe nuk ka kuptim loja.