Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi gjatë një interviste për ‘DW’ se përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane ‘Bild’ nuk janë prova, por indicie, ndërsa shton se duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të nxjerrë konkluzione. “Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen.
Por cështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit. Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por incide që të cojë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti” tha ai.
Më pas ai u ndal te lufta kundër kanabisit dhe drograve të forta, ku u theksoi se rrugët e heroinës dhe kokainës janë portet e mëdha dhe jo Shqipëria. “Sa i përket kanabisit është bërë një punë e madhe për ta çrrënjosur, ndërsa sigurisht që energjia kriminale nuk shteron sot. Edhe me kanabisin lufta vijon, pasi ka përpjekje, por energjisë kriminale ne i përgjigjemi me angazhim të jashtëzakonshëm, po luftojmë për ditë.
Ne do ta thellojmë edhe në fushën e kanabisit. Por potencialisht ekziston rreziku nëse zbehim forcën goditëse. Sa i përket drograve të tjera, sigurisht që edhe shqiptarët, kriminelët me origjinë shqiptare e kanë zbuluar këtë treg kriminel dhe po mundohen të futen, por ky treg ka edhe aktorë të tjerë shumë më të mëdhenj se shqiptarët. A kalon nga Shqipëri? Jo domosdoshmërtisht. Rrugët e drogës në Europë janë portet e mëdha, nuk është Shqipëria” tha ai.
Një nga rezervat e Francës për negociatat me Shqipërinë është cështja e azilkërkuesve. I pyetur si shpjegohet numri i lartë i azilkërkuesve, Lleshaj tha “Kjo lidhet me shumë arsye, e para fuqia tërheqëse e vetë Francës, pasi aplikon politika më liberale dhe shqiptarët e kanë zbuluar si adresë prej të cilës mund të përfitojnë. Po bëhet shumë punë për të ndërgjegjësuar dhe adresuar këtë problem me qëllim” tha Lleshaj për DW.
l.h/dita

Të keqen e pleshtit, tartabiqes, por ti je nje myshkonjë tip amazone “cece”që as me ujë nuk shtyhesh.
Na detyrohesh me qëndrimin tënd real dhe jo me paradokse.
Dil nga akuariumi dhe ec në kishë të lash gjynahet.
Turp, jo që nuk solle asnjë risi në punën tënde, por dhe u kriminalizove me LHL-të.
Thjesht u tregove eunuk mental.
Harram që na zhgënjeve dhe mos ti pafshim sytë.
Indicie ishte perfolja se ekzistonte dosja 339,qe komprometonte pushttetaret e larte dhe vete Kryeministrin ,
publikimi i tyre nga gazetari gjerman,eshte prove,deshmi e qarte e nje krimi te organizuar,mjaftueshem per
te derguar te gjith banden e “rilindjes” ne burg.Jo me kot gazetari gjerman e perkufizoi Qeverine e Rames si
Qeveri mafioze.
Prokuroret e Sales i kane bere dhe transmetojne pergjimet. Po te ishin prova do ti kishin cu per gjykim me kohe.
Ngaqe nuk jane prova ja dergojne per ushqim
Keta palo prokurore duhen rrasur brenda bashke me ustain e tyre Sali Abduhrrahman Breshofiq.
Asnji popull nuk i vrete njerzit e vete , potriotet e vete te cilet pa asnji problem kane qene dhe jane te gateshem te japin edhe jeten per Shqiperine , per Kosoven per … perveq shqiptareve qe per interesa te ngushta personale dhe mafioze ngrehin kembezen kunder vellazeve te tyre …!
Asnji popull ne bote se vjedhe shtepine e vete , shtetin e vete perveq shqiptareve .
Kjo eshte shume e rendesishme te kuptohet ngase nga kjo llupe zmadhuese dhe kendveshtrim sot na vezhgojne te huajt dhe miqte tane , Kure shofin se cfare po ndodhe ne mesin tone , kapin koken me dore , nuk u besojne syve as vesheve te tyre …!
Lexoni kodin e procedures penale zoti Lleshaj. Pergjimi eshte mjeti per sigurimin e proves.