Lleshaj takime në Poznan, shpalos arritjet e Shqipërisë

J L

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë në Takimin Ndërministerial të Ministrave të Brendshëm, të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua nën koordinimin e Ministres së Brendshme dhe Administratës të Polonisë, Elżbieta Uitek.

Takimi u përqendrua në çështje të informacionit, emigracionit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik e financiar si çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në funksion të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Lleshaj paraqiti arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në fushat që ishin objekt i takimit si dhe prioritetet e avancimit të mëtejshëm të axhendës së integrimit europian të vendit në fushën e sigurisë.

Gjatë veprimtarisë ministri Lleshaj zhvilloi takime të shkurtra me disa prej ministrave pjesëmarrës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *