Llogari e thjeshtë: 1300 shkolla për 1230 ditë ?!!

anazapta

Në këtë klimë dizinformimi “elektoral” , çudi e madhe është se pak kush , për të mos thënë kurkush , ka rreaguar ndaj lajmit për një “sukses “ tjetër qeveritar. Fjalën e kemi për një reklamë televizive ,spot , njëherësh edhe slogan elektoral trumbetues i partisë në pushtet. Në të gjitha takimet masive me elektoratin, PD , veç sukseseve të tjera ,trumbeton me të madhe se …..Me partinë demokratike dhe me Sali Berishën ,kemi ndërtuar e rindërtuar 1300 shkolla…

Në vështrim të parë , tashme të mësuar me mbroçkulla qeveritare për suksese imagjinare në çdo fushë, njerzit e kalojnë me një nënqeshje shpotitëse edhe këtë sukses të 1300 shkollave. Por e keqja e kësaj është se duke e ndigjuar pa pushim ,orë e çast, budallallëku fillon e hollohet e nuk të bën më përshtypje , njeriu sikur indiferentohet dhe s’i kushton më vëmëndje sipas mendësisë …hajt ,edhe një mashtrim më shumë s’prish më gjë…

Por e vërteta është sa e thjeshtë ,aq edhe demaskuese . Kështu, le të bëjmë një llogari fare të thjeshtë. Një vit kalendarik, dihet se ka 365 ditë gjithsej. Janë 52 ditë të djela, pra pushim. Shtoi këtyre ditëve edhe 5 ditë pushimi zyrtar .Një llogritje e vogël na thotë se ,të paktën , 57 ditë të vitit , puntorët nuk punojnë. Domethëne se ,ditë pune normale, për një vit mbeten gjithsej ( 365 – 57). Pra, mbeten pikërisht 308 ditë të mundëshme në vit që mund të punohet nga firmat e ndërtimit për të ndërtuar apo ristrukturuar shkollat.

Për katër vitet e qeverisjes së PD, llogarija e thjeshtë , i jep mundësinë ndërtuesve që të kenë në dispozicion gjithsej 1232ditë për të punuar.

Çudija në këtë fushatë është kaq e madhe sa asnjë me shkollë fillore ,s’do të mund të nxirrte në dritë llogarinë, se si i ka bërë qeverija jonë 1300 shkolla për 1230 ditë???!!!.Thjeshtë ,i bije që çdo shkollë e qeverisë, është ndërtuar brënda një dite. Ka njeri me mend që e kapërdin këtë broçkull?.

Shënim: Për ata që merakosense mos i kemi rënë në qafë kot PD ,pasi shkollat i ka bërë për 8 vjet e jo për katër (spoti nuk thotë gjë), llogarija mbetet po aq qesharake ,pra i bije një shkollë për dy ditë !?

 

Letër e nënshkruar, Alqi Kadenasi

Share This Article
3 Comments
  • O I Pafytyre o pervers o tru shkulur po te thote kater vjet i bie dy dite nje shkolle po tete vjet i bie qe te jete kater dite tani o idroguar ma spjegon dot se je munduar te korigjosh artikullshkrusin po te drejtohem une ty a ka mundesi qe nje shkoll te ndertohet per kater dite…po ty te jane erur syte ti dukesh se c fare brumi je dhe c fare kulture ke ..ne trupin tend ka zene vend ngjyra ezeze.. ti je zi nga shpirti dhe nga cdo veti qe zoti i ka dhene njeriut..ti nuk je gje tjeter vec nje sanco panco qe luftonte me mullinjte e eres dh e i dukej vetja siku luftonte me qenie te mbi natyreshme une do te sulmoj ne kete gazete deri sa te te njoh .kjo gazete eshte e pa varur dhe po nuk te pelqen mos e lexo ose qepe ate hale dhe mos ffyej njerezit deri ne ekstrem…ti dukesh qe je nje berishist i felliqur ,po c fare e ke kete o i pa fytyre qe e mbron kaq shume.e ke xhaxja,dajo vella qe per kete moster behesh theror .po me sa shoh ti je njeri pa princip lodhem kot me fytyren tende por gjithesesi do te te sulmoj pa reshtur injorant

    • I nderuari z.Gramoz. Jam dakort me komentin tuaj.
      Ideja ime në këtë shkrim ka qënë demaskimi i mashtrimit elektoral të ndertimit të 1300 shkollave në 4(apo 8) vite.Këtë e kam bërë përmes një llogaritjeje të thjeshtë
      Të mos harrojmë se vetëm lyerja e një apartamenti banimi( 2+1), do të paktën një ditë pune . Qeveria na thotë se ka ndërtuar,gjatë katër viteve , një shkollë për një ditë?!.Ky është mashtrim i pastër.
      Shënim : 8 vite të qeverisë ,janë 2464 ditë pune, çka do të thotë se një e ashtuquajtur shkollë e re do të duhej të ishte ndërtuar në më pak se dy ditë!
      Ka njeri me mënd, që e beson këtë?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *