Kemi arritur thuajse në finish dhe tani matematika është ajo që futet në punë, edhe pse trajnerët shpesh bëjnë “të paditurit” kur vjen puna për të parë situatën e renditjes në grup. Shqipëria ndodhet në vend të tretë pas humbjes me Portugalinë, ashtu si edhe ishte, por Danimarka fiton 1 pikë që e çon me 12 pikë, teksa kuqezinjtë mbeten 11 pikë.
Me pikë të barabarta, në fund të turneut, dalim në vend të tretë në grupin tonë, pasi me ndeshje direkte, danezët janë më mirë sa i përket golaverazhit (kanë shënuar në barazimin 1-1 në Elbasan dhe rregullorja merr këtë si kriter, pas sfidave direkte dhe rezultatit). Por, ajo që na avantazhon është fakti që kemi edhe dy ndeshje për të luajtur me dy skuadra që nuk kanë çfarë kërkojnë më nga grupi ynë. Në fakt, si Armenia, ashtu edhe Serbia, ndodhet në vendet e parafundit dhe të fundit me 2 dhe 1 pikë. Sakaq, për Danimarkën ka mbetur vetëm një ndeshje, ajo me Portugalinë, që përveç skandinavëve, ka edhe një ndeshje kundër Serbisë, në fushën e saj.
Në fakt, lusitanëve i duhet vetëm 1 pikë për t’u kualifikuar, por jo për të siguruar matematikisht vendin e parë, pasi në rast se Shqipëria fiton të dy ndeshjet dhe ekipi i Santosit merr dy pikë, atëherë mund të lërë kreun. Megjithatë, kjo është diçka shumë e vështirë të ndodhë. Pa ditur se çfarë do të ndodhë në sfidën Portugali-Danimarkë, na duhen gjashtë pikë për të shkuar në Francë, si vend i dytë. Kjo nëse Danimarka do të marrë tri pikë në Portugali.
“Sportekspres” raporton se nëse Danimarka barazon na duhen tri pikë, ndërsa edhe humbet, na duhen dy pikë. Gara kundër kohës ka nisur, ky tetor do të pritet me shumë ankth dhe “Elbasan Arena” do të jetë gati të mirëpresë sfidën e fundit, atë ndaj Serbisë, kur rrethi mund të mbyllet dhe bileta për në Francë do të arrihej.
Dalim të dytët nëse…
a) Fitojmë me Serbinë dhe Danimarka barazon në Portugali
b) Danimarka humbet në Portugali dhe marrim 2 pikë në dy ndeshjet e fundit
c) Danimarka fiton në Portugali dhe ne fitojmë dy ndeshjet e fundit
E treta më e mira, ndryshon renditja
Ka edhe një tjetër formulë që na çon në Europian dhe është e treta më e mira. Aktualisht, kjo renditje ka ndryshuar dhe në vend të parë, si e treta më e mira është Kroacia, që ka edhe një ndeshje, ndaj Bullgarisë, pasi me Maltën nuk do t’i quhen pikët, duke qenë se ishullorët janë të fundit. Teksa, Ukraina, ka dy ndeshje të forta, me Sllovakinë dhe Spanjën, teksa ndaj Maqedonisë nuk do të quhej, pasi është e fundit. Hungaria, sakaq ka 12 pikë, 1 më shumë se ne në këtë renditje, por ka ndeshje me Ishujt Faroer dhe Greqinë, duke anulluar njërën, sipas renditjes (Ishujt Faroer ose Greqia mund të dalin të fundit). Sigurisht, kjo është një përllogari imagjinare, pasi renditjet do të ndryshojnë sërish sipas rezultateve.
Renditja e vendeve të treta më të mira
1.Kroaci 7 3 3 1 14 5 +9 12
2.Ukrainë 6 4 0 2 11 3 +8 12
3.Hungari 7 3 3 1 6 4 +2 12
4.Shqipëri 6 3 2 1 7 3 +4 11
5.Rusi 6 3 1 2 9 3 +6 10
6.Irlandë 6 2 3 1 6 5 +1 9
7.Izrael 6 2 1 3 6 8 ?2 7
8.Turqi 6 1 3 2 7 8 ?1 6
9.Estoni 5 2 0 3 2 5 ?3 6
Rregullat e renditjes:
1) Pikët nga ndeshjet kundër ekipeve që janë renditur nga vendi i parë tek i pesti në grup
2)Diferenca më e madhe e golave nga këto ndeshje
3)Numri më i madh i golave të shënuar në këto ndeshje
4)Numri më i madh i golave të shënuara jashtë fushe në këto ndeshje
5)Renditja Fair play në këto ndeshje
6)Renditja UEFA sipas koeficientit
7)Me llotari

Beni llogari sa te doni. Gjithcka varet nga taktika e De Biazit. Nqs vazhdojme te luajme sic luajtem kunder Danimarkes dhe Portugalise ta harrojme kualifikimn direkt dhe ate me play-off. Loja me 11 lojtare ne mbrojtje eshte loje deshtakesh dhe nuk meritojme te shkojme ne Euro 2016.
kam frike se Portugalia do tia lej ndeshjen Danimarkes qe te kualifikohen te dyja.
askush nuk e do shqiperine
Mos beni asnje llogari ? Ne humbasim te dyja ndeshjet. Ne humbasim thelle me Serbin dhe me Armenin.
“Mos beni llogari (numerim).”
Eshte fjali urdherore dhe rrjedhimisht vihet pike ne fund, jo pikepyetje.
“Ne” nuk perseritet ne fjali te njepasnjeshme (sic ndodh ne anglisht per shembull). Veta percaktohet nga zgjedhimi i foljes, si per shembull:
“Ne do t’i fitojme te dyja ndeshjet. Do t’i japim lo..n ne goje Ajaxs… etj, etj
Shume mire i bejme llogarite ,po pse??? Edhe para 2 vjetesh benim te njejtat llogari dhe na e futen.Problemi eshte se ne ne momente te veshtira marrim vendime te gabuara.RRafem francen ne miqesore dhe ne keto 2 ndeshje qe beme, luajtem me 10 mbrojtesa,me danine qe eshte dobet ,dhe portogaline me mungesa.Problemi eshte si do e fitojme serbin apo armenine po luajtem,bjeri ti biem.?Ne dy ndeshje beme vetem 2 raste per gol,ekipi do freski,do sulmuesa e jo 10 mbrojtesa.Besoj se dania do rrifet me portogaline ,nuk shiten keto ndeshje,dhe ne do marrim 1 pike me serbin dhe 1 me armenine ..