Dërguar me Email
në adresën e redaksisë
Shkrim me mend dhe me vend nga i nderuari Bedri Islami. Aty ku e katandisi Shqipërinë Berisha&Co, duhet jo vetëm nacionalizëm nga të gjithë shqiptarët e vërtetë, por edhe kohë që të mund të vijmë në formën e duhur, që të mund të fitojmë ato vlera që vetë i shkatërruam duke lundruar në oqeanin e helmit, duke parë ëndrra në diell, duke folur për abstraksionin “demokraci alla shqiptarçe”, duke u ngopur kur vjedhin qeveritarët, duke u kënaqur kur shikojmë bizneset dhe vilat e qeveritarëve që mbijnë si kërpudhat pas shiut të votave tona. Qeveritarët vrasin, ne i votojmë përsëri dhe u japim fuqi të na vrasin më shumë. Tradhtarët shesin shqiptarin, ne u themi “o burra shteti”, ata vjedhin edhe votat, e ne i themi “yll në ngjitje”, ata drejtojnë “trafiqe”, populli u ofron “ofiqe”… jo është sa e turpshme, po aq edhe e pakuptueshme, sa e dhimbshme, po aq edhe e pafalshme…
