O Hallemadh! Qahesh e ankohesh se ke dëgjuar sharje e fyerje në mesin e jo pak prej opinionistëve, lexuesve dhe komentuesve të “Ditës”. Por dje, vetë ti, vetëm në një kolonë e gjysmë të gazetës, derdhe një lumë gjithë llum të zhultë përcaktorësh e togfjalëshash të padenjë si, për shembull, “kriminelë”, “ideologji kriminale”, “bijtë e baballarëve kriminelë”, “të pashpirt dhe shpirtzinj”, “idiotë”, “demode”, “të trashë, “të pa fe” (këtë të fundit e ke shkruar ndaras, ndonëse, sipas rregullave të drejtshkrimit, nuk duhet shkruar kaq ibret!) etj., etj. Ta fal nivelin nënmesatar gjuhësor, letrar dhe, rrjedhimisht, varfërinë stilistikore. Por nuk mund të t’i fal shkulme të këtilla erëfëlliqta. Shihe mirë, pra! Unë nuk po të shaj, as po të fyej! Por po të stigmatizoj, bazuar në çka ti (shkarra)shkruan. Duke të përshëndetur, “D(r)itë” e dashur, po të lutem të lexoj Ty, jo “hallemëdhenjtë”! Agim Likaj
