Lobimi për statusin, tre ish Presidentët letër krerëve të BE

redaktor

Tre ish krerë të shtetit shqiptar i bashkohen fushatës lobuese për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ish Presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi u janë drejtuar sot me një letër drejtuesve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, duke kërkuar mbështetje ndaj kërkesës së Shqipërisë.

Mbështetjen e kërkojnë pikërisht referuar progresit të vendit tonë.

“Shteti shqiptar dhe institucionet e tij po dëshmojnë vullnet politik dhe akte konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe çfarëdo forme të kriminalitetit. Një sërë reformash ekonomike, sociale, arsimore, etj janë drejt realizimit dhe Tirana zyrtare vijon të jetë një vend me kontribut të njohur në forcimin e miqësisë, paqes dhe stabilitetit demokratik në rajon”, shkruhet në letrën e tyre.

Gjithashtu, në vlerësimin e tre ish krerëve të shtetit, nisur nga

standardet e njëjta për vendet e tjera në fazën e vlerësimit të statusit kandidat, Shqipëria i plotëson kriteret bazë dhe meriton të marrë një vlerësim pozitiv.

“Në këtë këndvështrim e shikojmë të nevojshme të theksojmë se sot rajoni i Europës Juglindore ka pësuar transformime të mëdha dhe disa vende tashmë janë anëtare të BE ose në fazën e anëtarësimit. Krijimi i diferencimeve midis këtyre vendeve dhe vendeve të tjera aspirante si Shqipëria rrezikon të krijojë një zonë të veçuar brenda rajonit. Mesazhi pozitiv për Shqipërinë lexohet menjëherë si mesazh pozitiv për Kosovën, Maqedoninë dhe shtetet të tjera rajonale, ku shqiptarët janë elementë i rëndësishëm”, citohet në letër.

Po në këtë funksion, më herët Presidenti Nishani dërgoi një letër për të gjithë Presidentët e vendeve anëtare të BE.

Share This Article
8 Comments
  • Ju lumt tre ish-presidenteve me te mire te ketij vendi,por qe Berisha u soll sikur ti kishte armiq.Turp per S.Berishen,njeriun me te urryer te ketij vendi(70%)te majt.

  • Akoma me te lutur ? Ju e dini se si veproi Gjermania me ish diktatoret e DDR, e pra Gjermanet i bejne punet e sakta, ata i vene pikat mbi i, kurse ne pisllikun e meshehim poshte krevatit, kurre se kemi bere nje pune si duhet bere prandaj jemi ne kete gjendje. Dhe kerkojme ti bashkangjitemi Gjermanit ne Europe, ne nuk mund te krahasohemi me karakterin gjerman

  • O babo i ke mar ilacet sot se e kam pare nja tre her ket budallallik qe shkruan .Jetoj 25 vjet ne Gjermani por a mundesh ta shpjegosh cdo te thuash.

  • Falenderojme tre ish presidentet per kete kerkese ne keto momente te rendesishme qe po kalon vendi yne.Qeverise Shqiptare i duhet nje mbeshtetje ne keto moment megjithese ajo po punon shume per arritjen e ketij qellimi. Ish drejtuesit politik ti tregojne popullit te vete se po e mbeshtesin duke nzjerr ne pahe vlerat e tij mete mira (qe jane te shumta) para shteteve europiane e mos te behen servil te tyre duke share e poshteruar vendin dhe popullin siçkan vepruar gjithnje.

  • Tre Kambere ne nje dere, te tre jane mytebere. Shkruajne : Shteti po tregon akte konkrete ne luften ndaj korrupsionit ! Kete gje as socialistet nuk e besojne e jo me ato qe letren e ketyre do ta cojne ne hale.

  • hahahahahahahahahahahahahaha. merrni dhe salen dhe futini nai domino. legenat e sales dhe nanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *