Lobimi rus për PD, Prokuroria kërkon dëshminë e financierit Ilir Dervishi

Leda Hysa
????????????????????????????????????

Pas Arben Ristanit një tjetër zyrtar i Partisë Demokratike pritet të mbërrijë në dyert e prokurorisë së Tiranës, për të dhënë shpjegime për mënyrën e financimit të kontratave lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për shefin e financës, Ilir Dervishi i thirrur nga organi i akuzës në kryeqytet, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria pesë muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.

Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tri pagesa në shumën e 675 mijë dollarëve për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.

Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor.

Për të hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin.

Grupi i hetimit kërkon që Muzin t’i përgjigjet disa pyetjeve, mes të cilave se nga kush u kontaktua jo vetëm nga selia blu për të lobuar për llogari të saj, por edhe nga kompania BINIATA dhe përse e lidh këtë të fundit me partinë Demokratike.

Po ndërsa prokuroria pret zbatimin e kësaj letër porosie dhe po kërkon dokumente shtesë nga thesari e tatimet, një shkrim i fundit i revistës amerikane “Mother Johnes” është bërë shkak për debate të forta në vend. Teksa paraqet skemën e financimit, revista nxjerr dritë edhe emrat e dy shtetasve rusë që duket se kanë rol në kontratat lobuese. BW

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Eh mor popull kokpalare ,me taksat tona ,pagohen keta politikanet tane ,per te bere nje resme me presidentin Amerikan ,gjoja lobing. .Duhet te ndalen me ligj keto lobinget ,ku pensionistet paguhen me shifra katastrofike te pa perfilleshme.,(TURP ).Ne fund te fundit ,ne e dime se katovicaret ,mbare jane cunat e Ramizit ,ku ne keto tre dekata , ne kokpalaret votojme nje here ,per kaken dhe heren tjeter per bajgen . Nje gje dihet e prekim e shikojme , ,programet nga te gjithe kata copeza te bajges Ramiziane ,jane te njejta , nuk ndryshon as edhe nje presje midis tyre ,prandaj duhet te marin fund keto pislleqe, nje here e pergjithmone . . Jemi vet fajtore ,ne o popull ,e mire na i bejne ..

  • KetijDervishit te PD-se
    qenkan gati ti keputen dhe kopsat e kemishes !…
    …SHUME I QENKA TRASHUR Z V E R K U ….
    Apo helbete, me qe i ka vet ne dore financat!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *