Lobimi rus, zgjaten hetimet për Lulzim Bashën

J L

Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për liderin e opozitës Lulzim Basha, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e PD Ilir Dervishi.

Tre zyrtarët e PD janë nën hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ndërsa dosja e tij ende nuk ka shkuar në Gjykatë.

Prej disa muajsh Prokuroria e Tiranës ka në dorë dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia, duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Drejtesi qe shtyn e shtyn, per te treguar se po punon.! Ne fund kur pas kaq shtyrjesh, mendon se vertet keta coc do te nxjerrin ne drite. Vec se nje dite te bukur dalin e thone qe nuk kishte asnje shkelje ligjore!? Shterezoi mali polli nje mi! Shqiperia ka rene ne dore te banditeve dhe as mos prisni qe ky vend do te behet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *