Lodhet Berisha në Kuvend, ngatërron Platorin me Paskalin dhe bën lëmsh gjithë dynjanë

redaktor
Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin per Arsimin e Larte./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Sali Berisha ka denoncuar sot në Kuvend deputetin socialist Koço Kokëdhima, se po vjedh një pronë të ish-zëdhënësit të Ina Ramës, Plator Nesturit.

Berisha ka publikuar edhe një mesazh, i cili, sipas tij, i është dërguar pikërisht nga Nesturi.

 “Ja ç’më thotë Plator Nesturi, ka qenë zëdhënës i Ina Ramës:

Jam Paskal Nesturi nga Vlora, kur në Parlament është ligji për Turizmin, Koço Kokëdhima po më rrëmben… Bashkia Himarë për një tender, për një investim publik, falsifikoi një pronë si një pronë shtetërore, kur në fakt është pronë private. Po ma marrin”, deklaroi Berisha.

Ndërsa Flamur Noka, deklaroi tha se qytetari në fjalë, është kushëri me Edi Ramën.

Plator Nesturi
Plator Nesturi

Në fakt kjo ishte një gafë e Berishës, sepse personi që ka një problem me pronën në zonën që flet Berisha quhet Paskal Nesturi dhe s’ka qenë ndonjëherë zëdhënës i Ina Ramës apo Adriatik Llallës.

Vetë zoti Plator Nesturi që është ngatërruar në këtë histori përgënjeshtron se ka çuar ndonjë sms në telefonin e Doktorit.

Sapo mësova se emri im qenka lakuar në parlament gjatë debatit parlamentar. Për të gjithë miqtë që s’po reshtin së telefonuari, po i qetësoj se kane ngatërruar emrin tim me ate të Paskal Nesturit, i cili ka bërë nje intervistë sot për çështjen e tij. Eh, u bëra i famshëm nga një ngatërresë…. Thjesht pra, nga lagja ime nuk ka pasur krisma...” shprehet Nesturi.

Share This Article
10 Comments
  • Sali Krimineli thote vetem te “verteten” ai nuk “genjen”, nuk “vret”, nuk te “shet”, nuk “vjedh” eshte i “beses”, nuk “mashtron”, nuk “shan” e ka gojen si ato kolektoret e Ujrave te Zeza, prandaj z. Plator thuaj ti te verteten, ose te pakten e ke pasur ne mendje t’i dergoje Kriminelit nje mesazh te tille. Saliu nuk eshte se ka bere lemsh e ka ngateruar dy njerez, kjo eshte gjeja me brilante dhe to t’ja pranonim me kenaqesi, ai ka bere lemsh dhe ka ngaterruar gjithe Shqiperine e me tej kombin shqiptar dhe Ballkanin, kesaj si t’ja bejm .

  • O Sali Berisha! Xhike Loqja sot protestoi para prefektures,sepse Loqe Tollumi i ka vjedhur tokat me tapi te fallsifikuara.Ndihmoje Xhike Loqen ne Parlament,Beje nderkombetar shqetesimin e tij!

  • Sa gabim e keni, e ben me qellim plehra, pasi thote dy gjysem te genjeshtra dhe dy gjysem te verteta, dhe mbjell faren e keqe. Edhe kur ishte ne konvikt, na bente lemsh me intriga. Thoshte se kishte takue nje vajze, dhe I binte me dore si djalli. Pa le ne fakultet ku bente tere shkollen sallate, se ishte spiun muti. Vetem Ajliu ja futi, ja palloi …E keqja eshte se I pallon edhe sot ate ….

  • Saliu e nis diskutimin per Vloren dhe e harron fillin e tij duke perfunduar me mjegullnajen e Andromedes. “Do vij aty ku doni ju, – thote gazetareve, por asnjehere nuk kthehet me atje ku premton. Njeri i marre fund, qe e paskemi patur kusur ti mbajme kusuret e tij!

  • Unë e kam këshilluar z. Berisha të hesht një vit, jam mw se i sigurt se Rilindja nuk do të meket, por do vazhdojë ta shajë sepse nuk do kenë per çka te flasin. Ne këso situata partia demokratike tij do te fitojë. Derisa Berisha flet dhe denuncon (jo pa te drejtw) qeveria Rama do
    vazhdojw te qeverisw ashtu si do vetw pwr inat tw Sali Berishws. Unw mendoj se ai ështw punwtor i pashoq nw Shqiperi, mirepo, si duket, nuk eshte ne boten e tij.

  • Eshte per t’u cuditur se si qeveria aktuale tregohet teper e mefshte dhe inaktive perballe nje
    bande mafioze, kriminele, hajne , tradhetare e kombit shqiptar, sic eshte banda e Sali Millo-
    shevicit . E vetquajtura PD . ka pushuar se qenuri qysh diten e pare qe mbiu ne truallin shqip-
    tar. Ajo u formua si nje bande kacakesh malokerie, jo malesoresh, me ne krye nje sadist, rru-
    gac, vrases e kriminel i llojit te vet qe nuk mund te krahasohet me kerken ne 103 vjetet e
    pavaresise se Shqiperise. Ju zoterinj qeveritare duhet t’i bidnin nderkombetaret qe kjo bande
    perpos te tjerave eshte naziskine e frymezuar nga ”Trusti i Lulelakres”….Pranda te mos kerko-
    nga grup i tille ultrafashist ”konsensus” sic kerkojne nderkombetaret. Kjo bande duhet te
    nxirret jasht -ligjit . Koha do te provoje per kete…..!!!

  • Plator Nesturi ne shkollen 8 vjecare Sabaudin Gabrani e kishte frengjishten 5 dhe e drejta e studimit(per shkollen e mesme) i doli per Spanjisht(gjuhet e huaja). Ka prinder te mire(te dy mjeke) por vete eshte me teper i krekosur dhe sahanlepires se tru nuk ka. Sa per te vellain Klitin, nuk e di por ai kur ka qene femije ka pesuar nje aksident nga nje makine(nga te paktat ne vitet 70te FIAT)dhe eshte hedhur 9m perpjete duke i shkaktuar hemorragji te madhe ne tru. Fatkeqesi, por gazetari nuk ben dot….me vjen keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *