SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje “DITA”! Dëshiroj të shpreh një shqetësim të ngritur nga të gjithë qytetarët në heshtje. Diçka absurde po ndodh me çështjen e pasaportave. Filloi me qeverinë e parë e po vazhdon dhe tani, sorollatje, humbje kohe, burokraci. Bëhet fjalë për formularin e vetëdeklarimit në polici, që bie ndesh me vetë sigurinë që pretendohet te pasaportat.
Absurditeti vazhdon. Qytetari ka një pasaportë biometrike në dorë, por për arsye të ndryshme (mbushur fletët me vula) do të bëjë aplikim për një tjetër pasaportë biometrike dhe në këtë rast ai paraqitet me pasaportën aktuale dhe e dorëzon atë. Pse duhet t’i kërkohet formulari i policisë këtij qytetari? Mos vallë pasaportat biometrike që kemi aktualisht nuk vërtetojnë identitetin tonë?! Lodhje, burokraci e sorollatje mund t’ia vësh emrin kësaj. Duhet një javë rresht të ndjekësh inspektorin e lagjes mbrapa që ta firmosi formularin. Kthim mbrapa po bëjmë. Faleminderit që na jepni mundësinë të shprehemi.
