Lodrat e fatit…

J L

Dy shokë në këtë jetë,

se ç’u ngritën në pushtet,

njeri në katin e parë,

tjetri në katin e dhjetë.

 

Kati i dhjetë tallte të parin:

“Tërë jetën poshtë mbete,

çudi si s’ta zënë frymën,

nëntë kate përmbi vete!”

 

Kati i parë me ngadalë,

i përgjigjej me dy fjalë:

“Sado që të shesësh mënd,

s’e kam zili katin tënd…

 

Ti po re nga kati i dhjetë,

do të bëhesh fije-fije,

unë që jam në kat të parë,

jam në tokë e s’kam ku bie…

 

Rrallë kush në këtë jetë,

ndenji gjatë në kat të dhjetë,

ndaj mos ju gëzo shumë katit,

se s’dihen lodrat e fatit…

 

Ndaj ti duhesh mëshiruar,

sado që të kapardisesh,

në këtë Botë të trazuar,

gdhihesh-po s’e di në ngrysesh…

 

Unë mendjen e kam ndarë,

s’ka gjëkund si kati i parë!..”

 

 

 

Je i lumtur që je dushk!

 

Diku në një anë pylli,

mbiu një dushk dhe një arrë,

tok u rritën pranë e pranë,

pesëmbëdhjetë’ vjet me radhë.

 

Papritur një ditë vjeshte,

erdhën pesë çamarrokër,

arrën me gurë e qëlluan,

nuk i lanë as gjeth-as kokërr!.

 

“Bo-bo!”-i tha dushku arrës,

trupi krejt m’u drithërua,

kisha frikë se fill pas teje,

me gurë do më zinin mua!.

 

Kot u trembe-more-dushk,

kot u trembe-kot u ngjethe,

çamarrokët deshën kokrra,

s’i kish marrë malli për gjethe…

 

Mos mendo më të këqija,

kapardisu si një krushk,

tërë jetën s’të qëllojnë,

je i lumtur që je dushk!

 

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • Mos caj byth mo Benko aspak
    se ne jemi ne pallat me 11 kat
    katin e pare ti duhet ta harrosh
    se ne dyqan s’mund te banosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *