Joachim Loew mund Carlo Ancelottin dhe Diego Simeonen për të rrëmbyer çmimin e FIFA-s të trajnerit më të mirë të vitit 2014.
Gjermani morri nga duart e Otmar Hitzfield dhe gjithçka i dedikohet suksesit fantastik të arritur në Brazil ku Gjermania e tij u shpall me meritë Kampione e Botës.
Çmimi flet për të dytin vit radhazi gjermanisht duke qenë se edhe edicionin e kaluar u fitua nga Jupp Heynckes, fitues i Champions League me Bajernin e Mynihut.
Modest deri në fund, Joachim Loew deklaroi se nuk mendon se është ai trajneri më i mirë duke ja dedikuar këtë sukses, futbollistëve të Gjermanisë dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Falë suksesit në Botëror sot Loew shijon një vlerësim të tërin për të, është trajneri më i mirë i Botës.

Bravo. E meriton.
Tani mu kujtua nje thenje e Met Beges; me para e kisha be edhe pleken time Miss!