Angela Merkel ka qenë në krye të liderëve të BEsë që vendosën sanksione ndaj Rusisë pas konfliktit në Ukrainë për shkak të aneksimit të Krimesë. Por njëkohësisht ajo është mbështetëse e gazsjellësit “Nord Stream 2” që vjen nga Rusia.
Pasnesër pritet takimi me liderët e tjerë të BEsë për rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Por njëkohësisht është duke trajtuar me Rusinë projektin e gazjellësit të Gazprom që do të lidhë Gjermaninë me Rusinë nëpërmjet Detit Baltik. Kjo frymë bashkëpunimi në lidhje me gazsjellësin bie në kundërshtim me sjelljen e Merkel në BE.
Kjo gjë ka irrituar shumë liderë të vendeve të BEsë që e akuzojnë Merkelin për lojë të dyfishtë dhe kanë deklaruar se do të kundërshtojnë rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Edhe SHBA duket e pakënaqur nga ky veprim i Merkelit duke qenë se Amerika kërkon të eksportojë në Europë gaz natyror dhe marrëveshja me Gazprom dhe Merkel duket se ka mërzituar jo pak amerikanët.

Keto te dy, Merkel ne vend te pare e Putin ne vendin e trete zgjodhi revista TIME si Personazhet e vitit. Ne foto mungon vendi i dyte, Al-Baghdadi, shefi i ISIS-it, dhe plotesohet treshja me e Rendesishme e vitit. Me motivacionin : Njeri ushtron terror boteror, tjetra mbledh terroristet e i sjell klandestine ne Europe, i treti I VERTETI, lufton kunder terroristeve ne Siri!