Loja me Ministrin e Jashtëm

redaktor

Nga Bedri Islami

Papritmas, të gjithë e mësuan dhe e shpallën zëlart, se Dit Bushati, në 28 vitet e jetës plurale, paska qenë ministri i Jashtëm më i suksesshëm që ka pasur Shqipëria.

E shpalli publikisht ai që mori vendimin për largimin e tij, shefi i qeverisë, Edi Rama, dhe, dua të besoj se kjo është hera e parë dhe e fundit që një ministër largohet nga detyra pasi ka bërë një punë të shkëlqyer.

E pranoi heshtasi presidenti i vendit, Ilir Meta, duke mos dekretuar largimin e tij nga posti, bashkë me të tjerët, megjithëse në vite, mes njërit dhe tjetrit, ka pasur jo pak përplasje, të cilat, më shumë se gjithçka tjetër, edhe pse visheshin me petka të mëdha, nuk ishin asgjë tjetër, veçse kostumet e një mbrëmje me ballo, ku herë pas here, si në çdo të tillë, personazhet vishnin maskat e tyre.

E pranoi edhe opozita, që, papritur, e mori në mbrojtje njeriun që e kishte anatemuar dhe në opozitën e tashme ka pasur disa ministra të jashtëm, të cilët, më shumë se gjithçka tjetër, janë përdalluar si shërbyes të devotshëm të primarit të tyre, se sa kanë bërë detyrën e tyre.

E pranoi edhe media opozitare, e cila, duke sulmuar personazhin tjetër të dramës ministrore, një djalë të ri nga Kosova, 28 vjeçar, i kanë mveshur atij të gjorit, të cilit posti iu duk si dhuratë qiellore, edhe “mëkatin” e shitjes së Kosovës dhe devijimin e kufirit të saj me shtetin serb, sikur ky djalë, në të vërtetë nga një familje atdhetare të shqiptarëve në Kosovë dhe i arsimuar më tej se bashkëmoshatarët e tij, të ishte i katërti i shitjes së Kosovës. Janë të gatshëm të shkruajnë gjithçka, vetëm që ministri Bushati të shpallet i paprekshëm.

Tani ka mbetur vetëm Berisha të shpallë variantin e tij, pikërisht ai që padenjësisht për një të moshuar dhe prind si ai, e thërriste Bushatin, jo me emrin e tij, por Ditzi, duke i ndjellur mbi kokë fatzezën që ai vetë kishte projektuar mbi këtë vend.

Si shumë të tjerë, edhe unë mendoj se i riu Caka, sado i mësuar dhe lexues i pasionuar të jetë, për vetë moshën, pozitën e tij, përvojën dhe mungesën e lidershipit, që nuk mësohet, por provohet në jetë, është i paduhur në këtë post kaq të rëndësishëm. Pavarësisht kohës që është përpara, mbushur me turbullira, sfida të mëdha dhe pasione të verbëra, ai nuk do të ishte në kohën e duhur dhe, është e mundur që, mbi kokën e fatin e tij, si ndodh jo pak herë në politikë, të hidhen mjegulla dhe fajsime, që ai nuk do të kishte pse t’i mbarte.

Nga ana tjetër, Ditmir Bushati, në pesë vitet e qenies së tij si ministër i jashtëm, ka bërë jo vetëm një përvojë të larmishme dhe ka krijuar lidhjet e tij, politike, miqësore dhe institucionale, por në të gjithë vitet e drejtimit të dikasterit nga ana e tij, nuk ka pasur asnjë nga ato mangësitë e mëdha që kanë shoqëruar pararendësit e tij.

I qetë në bisedimet më të vështira, i përmbajtur dhe elokulent, nga ata funksionarët e lartë enigmatikë, por edhe të hapur, ai ka bërë vendin e tij, jo thjeshtë si ministri i jashtëm më jetëgjatë në pluralizëm, por edhe më i sakti.

Tani, pas emrit të tij dhe njeriut që mendohet se do të jetë ministri i ardhshëm, fillon e tjerret pëlhura e lojës politike, maten forca dhe zhvillohen ujrat e nëndheshëm të një skajimi mes forcave politike, të cilat pak, ose fare pak, kanë të bëjnë me të vërtetën se Bushati ishte ministri ynë i jashtëm më i suksesshëm.

Presidenti Meta nuk e dekretoi largimin e tij nga detyra, megjithëse kjo e drejtë, për të mbajtur në detyrë apo jo një funksionar kaq të lartë, nuk është  në tagrin e tij.

Ai, edhe në mos qoftë i një mendje për emërimin e të riut Caka në këtë detyrë, nuk mund të mbajë në shkallët e qeverisjes një njeri, të cilin, edhe pse shefi i qeverisë e vlerëson maksimalisht, nuk e do në këtë post.

Megjithë rezervat e arsyeshme për të mos dekretuar një djalë të ri 28 vjeçar, ai nuk e ka pushtetin të mbajë Bushatin, megjithëse personalisht, do të kishte dashur ta kishte. Jo për të rritur kompetencat presidenciale, por për të patur një ministër si duhet dhe në kohën e duhur.

Opozita, e cila, në të vërtetë, nuk e do fare, ama, fare, Ditmir Bushatin, bën tani lojën e gjoja rrënimit të qeverisë përmes një figure të politikës, pa patur asnjë mundësi dhe forcë për të bërë më shumë se kaq. Ajo vetë, kur ka qenë në qeverisje, ka mbajtur në postet më të rëndësishme figura tejet të panjohura, me dyshime serioze në të shkuarën e afërt, që lidhej me praktikat dhe funksionimin e një lobi serb në Kosovë dhe në shtetin tonë; i ka hapur atyre dyert vetëm nga njohjet vetjake me bijën kryeministrore dhe, përmes tyre, si rrallë herë, ka bërë faje të mëdha politike, deri në shitjen e interesave kombëtare apo në bërjen pjesë të institucioneve të larta të sigurisë,çka nuk mendohej, të figurave kontraverse dhe me lidhje të larta në shërbimin e sigurimit serb. Basha është një shembull, Bumçi një shembull tjetër, Alibeaj, po ashtu, për të mos hyrë në të gjithë zinxhirin komandues që zbarkoi nga Kosova në politikën e së djathtës të tashme opozitare.

Bushati i duhet opozitës si një lloj shantazhi, i duhet presidencës për një tatim të ri pulsi politik, i duhet medias opozitare, se mendon se bën përmes saj një lojë të pakuptueshme, i duhet kundërshtarëve të Ramës në qeveri dhe në parti, pasi e dinë se secili prej tyre mund të flaket apo largohet, edhe pse është i shkëlqyeshëm.

Bushati, në ndërlidhjen me qeverisjen e tashme, ka qenë njeriu që ka pasur forcën të kundërshtojë, brenda kupolës, disa qëndrime politike të qeverisjes, sidomos ato që lidhen me Kosovën dhe me shtetin grek, ku, në të dy anët, bëhet fjalë për çështje kufijsh.

Presidenti i vendit, në fakt, njeriu më praktik i politikës shqiptare, që, me shumë qetësi e dashuri, e di se çfarë do të bëjë edhe pas një muaji, ka kapur rastin që edhe një herë, si ka ndodhur në rastin Lleshi, Rama, shefi i qeverisë, të shkojë tek ai, si një pendim fillestari, i cili, edhe kur e di se bën gabime, duhet të jetë i pranishëm, pa e pranuar gabimin e tij.

I riu, shqiptar nga Kosova, Caka, është tani goditja e radhës në shahun e politikës. Përmes tij do të lëvizin e zhvendosen marrëveshje të tjera; ai, edhe po të dojë, nuk mund të shesë asnjë metër katror të Kosovës, megjithëse jam i bindur, nga tradita familjare e tij, se nuk do e pranonte këtë, por është thirrur si një shenjë interesimi e qeverisë dhe si një domen i pashpallur i Ramës në vendlindjen e tij.

Në Kosovë, jo tani, por që nga viti 1998, ka qenë e vazhdon të jetë një dualizëm, shpesh herë shpërthyes, mes Thaçit dhe Haradinajt. Herë pas here ka pasur pika takimi e më shpesh caqe largimi. Forcimi i njërit mendohet në Shqipëri se është domosdoshmërisht edhe dobësimi i tjetrit. Duke qenë ky mendim, ndoshta jo i saktë aq sa e mendojnë në Titanë, ky dualizëm zbret në Tiranë, duke e menduar Kosovën si një pashallëk, njëjtë si e mendonte dikur Berisha.

Pas shpinës së Bushatit, i cili mban aq sa e di se nuk dëmtohet asgjë, dhe kur mendon se është bërë shumë, e hedh poshtë, ka filluar e njëjta lojë shahu, që bëhet edhe më e rëndë nga vetë mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e cila do i kishte dhënë fund, qoftë spekulimeve me emërimet e qoftë atyre me dekretimet.

Është një gjë e sigurtë: nëse në rastin Lleshi, në postin e ministrit të brendshëm, socialistët e zakonshëm mbështesnin liderin e tyre, Ramën, tani, në rastin Bushati – Caka, ata mbështetin ministrin e vjetër, pa e shpallur haptas solidaritetin e tyre, thjeshtë për luajitet politik.

Meta e di këtë dhe ka hedhur në fushën e shahut ushtarët e tij.

Share This Article
27 Comments
  • Ilir Floriri nuk e ka tagrin te mos dekretoj ministrat qe propozon kryeministri,pra eshte kopetenca e Kreut te Eksekutivit.Likja i Monika Cizmes ka vetem celsin e kulles se barit.Me qetsi dhe dashuri vetem se behet me qesharak para popullit shqiptar.O Like!Floriri qe vodhe ne Kerrab,vilat ne Gjirin e Lalsit,te gjitha guroret ne Berat e Skrapar te kane bere shume te pasur por te kane shperbre si njeri.VETINGU do tju marr parat e vjedhura dhe do tju heth hekurat per jet.Lajm i mire po ngrihet SPAKU,prandaj edhe Monika Cizmja ulerine ne parlament bashke me Saliun Lugat se do te shpetoj Sypeshkaqenin dhe Lulushin 230 milion euro te vjedhura ne Rrugen e Kombit.Malsori Boston

    • Bedri Islami te kam lexuar me vemendje gjithmone kur me ka rene Gazeta Dita ne dore.Jeni nji nga gazetaret e mi me te preferuar, ne mls te them me I preferuari, por ka disa muaj qe ndiej jo çilteesine, apo Bedriun e meparshem.Kam filluar te besoj qe arsyea e Metes per mosleshimin e Bushatit qe ju I thoni me perkedheli Dit ka te beje me qarqe te caktuara nga Janullatos dhe agjentura Greke ne Shqiperi.Dit I jot, apo Ditzi Berishian eshte turpi politikes se jashtme Shqiptare ne 29 vitet e fundit.Te gjithe ministrat e jashtem Shqiptar kane luajtur rol antikombetar, e gjithe politika Shqiptare 29vjeçare ka qe ne antikombetare.perjashto Arben Duken sot dhe ju deri para nje viti gazetaria Shqiptare eshteebere gazetari klientiste dhe tifoze.Prisja analize te sinqerte, por qe ne rrjeshtat e pare te kuptova ku do dilnit.dikur ishit realist.me vjen keq se keni qene idhull per mua nga shkrimet ae shkfuanit.Une jam nga Çameria dhe me Shkodren tende me lidh shume, vendlindje e nenes time, por dhe nje nga kushurinjte e mi Shkodra e trajtoj si birin e saj.Nje Gjeneral qe vdiq nga 1960ta, por nuk devijoj deri sa vdiq.megjithate do ju lexoj perseri kur objekt shkrimi mbase nuk ka te bej me Shkodran.

  • KY ESHTE GENT CAKAJ NGA
    “SHQIPERIA E PERTEJ DRINIT “

    … Zoterinj mendjerrjedhur !

    – E vetmja kritike per Edi Ramen-
    vonesa, por me mire vone se kurre!

    – Nuk behet Shqiperia me
    partizanllek, por me aftesi!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Zoti Cakaj ka sherbyer si keshilltar politik i Kryeministrit te Shqiperise .
    Para kesaj ka punuar si keshilltar i Shoqerise civile.
    Ai eshte aresimuar ne Kosove, Belgjike dhe Hungari.
    Ai ka kryer dy universitete dhe ka TRE MASTERA NE FILOZOFI, SHKENCA POLITIKE DHE JURISPRUDENCE !”
    “Mr Cakaj served as a political adviser to the Prime Minister of Albania. Prior to that, he worked for civil society as a consultant. He was educated in Kosovo, Belgium and Hungary, and holds two bachelorʼs and three masterʼs degrees in philosophy, political sciences, and law”
    Sa universitete dhe sa mastera kishte ai qe iku !?
    Cfare vlerash te spikatura apo titujsh kishin parardhesit e tij Lulezim Basha qe beri 13 vjet per te kryer nje Universitet ne Hollande te blere me fajdet e Gjalices dhe Vjerrit !?
    Po Aldo Bumcja i Gerdecit pervec sekretarit apo noterit te Xenit !?
    Cfare vlerash intelektuale apo diplomatike kishte Ditmir Bushati qe ka 10-15 vjet ne diplomaci!?
    Ate qe nxiti percarjet ndershqiptare ne Kosove me deklaratat per bisedimet dhe marrdheniet Kosove- Shqiperi, ne kundershtim me kryeministrin e Qeverise se tij !?
    Si e ndjeu veten dhe pse nuk dha doreheqjen qe ne castin e Letres se Presidentit te aleatit dhe mikut me te madh strategjik te Shqiperise dhe Kosoves, SHBA-se, Zotit Donald Trump per Presidentin e Kosoves Z. Hashim Thaci, qe perputhej 100 per qind me qendrimin e Edi Rames !
    Nuk po flas per analistat e dy aneve te Drinit, qe ne shumicen dermuese te rasteve bene anuslistat, me perjashtim te ndonje Bedri Islami, Xhevdet Shehu, Viktor Malaj e 3-4 te tjereve .
    Nje shtepi me dy zoter kurre nuk ka bere as nuk mund te beje hajr, prokopi as perparim ! Rrenohet!
    Asnje karroce me dy kuaj ne kahe te kunderta ! Shqyhet ….
    Cfare risie solli Bushati ne diplomacise shqiptare per mbi 5 vjet qe eshte ne krye te saj!?
    “One of the same” tash 27 vjet !
    Ka kater vjet qe publikisht i kam bere thirrje edhe ne kete gazete per nje audit te te gjitha ambasadave e konsullatave shqiptare per mastrafin qe eshte bere tash e 26 vjet me qindra milione euro deri edhe per kerkesa zyrtare deri edhe te Ministrise se Jashteme per viza qe jane shitur nga 15-25 mije euro copa per imigrante qe brenda 2-3 muajve kane kerkuar Azil Politik ne SHBA e BE ( deri sa u hoqen vizat e tij per shqiptaret ne kete te
    fundit ) duke i paraqitur si gjoja punonjes te tyre apo rrena te tjera….
    Pervecse human- trafik cfare emri tjeter mund ti vihet ketij krimi qe ndeshkohet po aq ashper sa edhe Narko-trafiku ne cdo vend demokratik te Botes !?
    Cfare mund te pritet tjeter kur ish- shefi I diplomacise shqiptare, sot Presidenti i Shqiperise z.Ilir Meta kishte si keshilltar te tij nje vrases, qe kerkohej nga FBI- ja amerikane !?
    Po mashtrimet e ryshfetet e majme me sherbimet konsullore dhe me qerate e rreme …. te diplomateve shqiptare ne Perendim !?
    Sa ka qene dhe eshte efikasiteti I diplomacise shqiptare ne Bote tash e 26 vjet!?
    A nuk ka ardhe koha edhe per nje qilizem te thelle e veting ne diplomacise dhe sherbimin diplomatik shqiptar, qe eshte kthyer ne nje kavalishence per kusherirat e nipat, per miqte e shoket e ata qe paguajne me shume, ne nje cerdhe “ Ambasadoresh te Librave te vet “ apo fjaloreve te vjedhur, qe po na e shesin veten si Henri Kisingerat e diplomacise boterore !
    A e dini vellezer e motra se veprimtaria me e shquar e kusherires se Ditmir Bushatit, ambasadore ne Washington tash mbi 5 vjet per Diasporen ka qene sjellja e disa abetareve per femijet e shqiptareve te Amerikes!?
    E vetmja kritike per Edi Ramen-
    vonesa, por “ Me mire vone se kurre!” thote sovrani. Per me teper “Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira !”
    Nuk behet Shqiperia me partizanllek, por me aftesi, profesionalizem, shkence, perkushtim, ndershmeri si per shtepine tende … me atdhetari e demokraci !
    Me keshillen e arte te Xhon Kenedit “ Mos prite cfare do te beje shteti pervty por shih cfare do besh ti per kombinusn tend “ qe do doja ta shihja ne zyren e cdo qeveritari shqiptar nga Presidenti e deri tek kryebashkiaku i Mitrovices !
    Midis nje demokrati partiak te afte dhe nje socialisti militant, por te paafte duhet zgjedhur i pari !
    Jo njeriut puna, por puna njeriut te afte per ta kryer ate !
    Gent Cakaj eshte zgjedhja e duhur!
    Aq me teper, nuk ka as kusherinj as nipa ne Shqiperine e ketej Drinit !

    • Kur Margaret Theçër u zgjodh premiere e GB puna e parë që bëri me ministrinë e jashtme largimi i ambasadorve të cilët në mandatin e tyre nuk kishin lidhë ndonjë kontrat ekonomike mes GB dhe shtetit ku ishte emrua kēshtu duhet funksionu ministria e jashtme .Por kjo mosha e individit vetëm te shqiptarët paska peshë shtoja edhe a ka mustaqe Bedri por ky e din se Sebastian Kuntz qfar moshe ishte vice kancelar dhe minister i jashtëm ku diplomacia austriake me ministrinë e jashtme (te ne diplomacia u shkatrru ka herë ) shqiptare as që guxon të matet dhe ata që kanë pasë rastë ta dëgjojnë Caken pas Milos është personi ma i ngritur profesional por këta i pengon i afti dhe për këte nuk po kan alibi për ta shpif si i lidhur me tē kaluaren dhe pisllaqe tjera

      • Sikur Genti te dinte te pakten shqip si Sebastian Kurz gjermanisht, nuk do ishim kundra. Me injorante jemi mesuar tashme.

        • Hosten, nqs Genti nuk ditka shqip, anglisht jo e jo, atehere si paska komuniku deri tani me koleget e punes (qofte Ministri i jashtem, kryeministri e te gjithe te tjeret), ne gjuhe tjeter apo me gjuhen e memeceve?

  • Te gjithe keto persona qe diskutohen ne kete shkrim “janë në tavë” qe nga burri I cizmehedhëses Monikë..te Babi I Zahos e deri te Babagjyshi me duar të gjakosura i Dasarës.

    .Bedriu ne fakt ben nje gabim te pafalshem kur flet per Minister te Puneve te Jashtme te Shqiperise..sepse ne nje pseudo-shtet si ky yni “PUPET STATE” te pakten ne 4 dikastere I MBROJTJES—FINANCAVE-I DIPLLOMACISE-I SHERBIMEVE SEKRETE marrin vetem rrogen si te tille se titullaret e vertete jane jashte shtetit te pakten qe nga viti 1993,,,dhe kjo nuk ka nevoje per argumentim apo vertetim.

    Shqiperia ka patur minister te jashtem “Fuqiplote” shqiptar vetem 3 vite ne kohen e Zogun 1925-1928 qe me vone e dorzoi vulnetarisht Italise..dhe nga 1961 -1991 ku politike krejtesisht te pamvarur kishin vetem 4 shtete ne bote . Amerika-Rusia-Kina-Shqiperia..pra vetem keto shtete kishin 100% te tyre ministrin e jashtem…

    .Jam dakord me Bedriun qe si Bushati apo ky CAKA I Kosoves jane 1000 here me te mire si rroge-marres te Ministrit Jashtem duke I krahesuar me kermat e Sales Alfred Serreqin dhe Bisnik Mustafet per te cilet akoma tregohen barcaleta…te dy kane ikur si letra higjenike te perzene nga kryegjaksori Berishe per probleme banale qe eshte turp ti tregojme ( nuk po I themi per kortezi)
    Le ti bejme nje autopsi kufomes me nder me thane ish Ministrit te Jashtem ish marksistit te Tropojes

    Me nder me thane Bisnik Mstafa njeriu me I demon-kratizuar pas 1992-et
    Ne Shoqerine e sotme te shperfyteruar ka njerez qe urrejne te tjeret dhe kjo eshte normale sipas rrethanave kur dikush tregohet URIAH HIP si ky tropojani I tiranizuar dhe parisizuar.
    cfare shkrimtari dhe politikani I njoher eshte ky ??
    .
    .
    Nuk kam urryer njeri ne jeten time se jam nga natyra dhe edukata I tille
    .
    por tipa te tille si palo bicimzesi Bisnik M’stafa me kete “kushrinen” e Monika Kokmadhes & Gazidedes emetojne aq neveri dhe perbuzje sa te behesh pishman se je shqiptar pale kur ne keto listeperverse shton dhe emra te tille si Mehmet Elezi..Sali bythisha..,Azem Hajdari dinastia Haxhia..erzen brecana,,qazim gjonaj mal berisha ca Bucepapa…ca Lisjen Bashkurta e deri ca Demalia-Krasniqe dhe Tartabiqe
    .

    Nqs se do me pyeste ndonjeri
    kush eshte kryemonstra shqipfolese
    nga 1991 e deri me sot ??
    PERGJIGJA DO ISHTE
    Besnik mulla Mustafa( plehu qe lulezon krimet e bash-berishes)

    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

    . Ne kohen e socjalizmit (komunizmit) , ky ishte nje nga aktivistet qe printe ne balle te rinise shqiptare te kohes , ne luften kundra zakoneve prapanike dhe atyre fetare . tani qe pllaka ndryshoi dhe feja u la e lire per t’u ushtruar nga pjesa e pa ditur dhe e pa arsimuar e shqiptarve , doli nga te paret qe fjalen e Sali tradhetarit per rikthimin e fese dhe te gjithe llumit te saj te mbetur ne skutat e kanaleve te gropave te zeza , u vu ne mbeshtetje te nmendimeve orjentale e feudale per te penguar ecjen e kombit tone perpara

    Te tregimi “nje kafe turke ne Selanik” ne veren e 1991 ky kelysh i elez serbiberit..shkon ne nje mbledhje “europjane” ne selanik….merr makine fringo te re biles merr te gruan me vehte…..hajde turizem hajde
    kush “amerikan prej trapoje” ja dha makinen per Selanik per te share Enverin ne nje forum europjan…pse shkon ben palle dhe me gruan ne 1991….pse tregohet kaq turboislamik…etj
    .
    shkoni shikoni sarajet mberterore ne rreze dajtit….dhe filloni vetingun kete monster elezbiberiste-islamiste-makartiste

    ****

    .Shenim:

    Qe Shqiperia te jete vend I pamvarur dhe Sovran dhe te kete minister te saj te jashtem jo fallco ( fake) si deri tani ka vetem nje rruge:

    Problemi kryesor MBARE-KOMBETAR eshte ballafaqimi I Sali Kriminelit me Izet Haxhine qe do te jete dhe DUELI I SHEKULLIT..
    .
    Habitem me intelektualet & analistat shqipfoles duke futur dhe Bedri Islamin (+ Arlid Qorin) te cilet ne vend te kerkojne ne menyre ekstreme edhe me greva urie ballafaqimin para shoqerise se traumatizuar per te cliruar ate vend nga Junta Pinocetiste Berishiane ( mos u genjeni qe Edi Rama ka gje ne dore vec bibilushit Zahos…merren me barcaleta me Fake Ministra te jashtem..me Astira apo me reforme arsimore me Arlinda qe po kthehet ne FUNERAL HOME…..
    Sot per sot…Ministri I Jashtem..Kryeministri…e ka emrin Izet Haxhia qe ju ka dale borxhit jo vetem shqiptareve por dhe Amerikes qe e ka lene ate vend pa ambassador (as ne koloni klasike nuk ndodh nje gje e tille ne moment te rrezikeshme kombetare)…Nese studentet duan me gjithe mend arsim kombetar..nese shqiptaret duan te clirojne vendin e tyre nga pushtimi berishist-ediramist ka vetem nje rruge te sigurte dhe te shpejte…shkoni te Ministri Fuqiplote Cudiberes Izet Haxhia dhe nxirreni nga burgu…po te jeni shqiptare dhe jo shqipfoles…te tjerat ..pra prangat per Berishen -Clirimi i Shqiperise..vijne vete

  • Ik ore paliaco keni mijra studente te mbaruar ne perendim nuk ka nevoj te vij nga kosova po dhe ky Bushati me diplome Ari a bronxi te marre ne UT nuk eshte per minister beni reforme administrative dhe leruni vendin te rinjve nga perendimi te marrin fatet e vendit klasa aktuale politike qe eshte me diletantja dhe me qesharrakja ne historine e vendit do te zhduket se shpejti perpjekjet e tyre per te penguar vendin drejt perendimit dhe per te shpetuar pasurite e vjedhura jane te kota se shpejti keta dordolece do te zbresin ne burg

    • Vaj halli për ata që nuk kanë mundësinë të shkollohen në perendim oh të sa të pa shpresë por a e din more injorantë se në 100 UNI në botë vetëm pakë janë nga europerendimi ka edhe atje fakultete që nuk kanë kurfar randësie pra komerc sverc

  • Viç shqiptaret e albanistanit munden me menduar se ky eshte nje minister i sukseshme! Ky humbi rastet me promovuar edhe me ba Shqiperine partner kryesore kur gjithe dritat ishin jeshill per ne,e kur evropa ,e sidomos franca e germania u bene ma afer se kur me Shqiperine.
    Po jo,ketyre ma shume iu interesonte nje legion etrangere et nje medlje tjeter per veti se sa serioziteti ne pune…
    Ky ,bashke me Ramen,humben nje shans qe nuk do perseritet per shqiperine para shume vite,me shfaqjet si klown vend e pa vend.
    Idiotet nuk behen burrshteta kur.

  • Bedri Islami eshte nder komunistet e fundit ne Shqiperi! Bashke me Saliun nuk kane mungese ne teorite e konspiracionit! Cfare ndodhi midis Gazetes Dita dhe K/ministrit Rama! Cfare kerkuan keta dhe Rama i refuzoi! Per inat se s’ime vjere do te fleje me mullisin! Keta jane shqiptaret qe kurre nuk do te behen demokrate! E ke fjalen Z.Islami,mbiemri flet vete per botekuptimin osmanlli shqiptar,te ike Rama dhe te na vije Sakiu prape? Hibite e Shqiperise te shqiptareve jane si legjendat e Mujos dhe Halilit!

  • Besoj te gjithe e dime qe ka jo nje por shume persona te tjere qe e kryejne me mire rolin e ministrit te jashtem se Gent Cakaj, sepse shqiptaret ne pergjithesi dhe Shqiperia ne vecanti( per arsye te mundesise se shkollimit, kur ne Kosove ishte i ndaluar shkollimi) eshte popull dhe njerezish te zgjuar e te talentuar,qe per fat te keq nuk mireshfrytezohen sa duhet per ta ngritur lart e me lart Shqiperine dhe kombin shqiptar. Pra Gent Cakaj nuk eshte me i miri i mundshem. Por sulmi i madh ndaj tij nga pothuajse te gjithe, hala pa fillu pune, e hala pa e ditur se sa vlen, eshte i pajustifikueshem, sidomos ato komentet antishqiptare qe”pse pak ka Shqiperia, qe te merret kosovar” “apo ai nuk di shqp”e te tjera te ngjashme. Te sulmohej me shume Gent Cakaj, qe deri tani nuk ka ndnje krim mbi shpine, eshte i paperlyer ne korrupsion apo tradheteria kombetare, me shume se sa ministri i ri Eduard Shalsi, qe deklaronte hapur se do vjedhim me stil, kjo e ben edhe me qesharake kete situate reagimesh, dhe aq me teper ia rrezon arsyen edhe pretendimit te pare se ka minister me te mire se Cakaj. Qe kur ne si popull qofte ne Shqiperi apo Kosove, paskemi filluar qe te bejme presion(qe ne fakt duhet ta benim gjithmone), qe ose te vije ministri me i mire ose hic fare(sadoi i mire dhe i shkolluar qofte tjetri)? Per vete faktin qe per Shalsin nuk pati protesta por per Cakajn po, kjo e ben edhe me te mjegulluar sinqeritetin e ketyre pretendimeve. Gjithsesi Gentian Cakaj nuk duhet te pranoje oferten per shume arsye:Nuk eshte i deshirueshem,nuk ka pervojen e duhur, dhe sidomos sepse eshte ne nje ministri te veshtire ku pritet firmosja e marrveshjes per detin, dhe qe kam frike se(duke pare edhe reagimet per zgjedhjen e tij), ne fund ai do shpallet fajtor i nje marreveshje te keqe. Nuk me intereson fare nese shpallet fajtor apo nese shahet Gentian Cakaj si individ,por me intereson nqs ai shahet si “kosovari”, apo Kosova i beri tradheti Shqiperise, ne marrveshjen e detit me Greqine. Ketu e kam shqetesimin. Megjithese, vetem le te arrihet nje marreveshje e mire per detin dhe mos ti falet as nje cm det Greqise,kjo ka rendesi, se si shahet Gentian Cakaj apo edhe vete Kosova, ka pak rendesi nqs perfundimin i marreveshjes eshet i mire. Por i them Gentian Cakaj, ne si Kosove vetem mire duhet t’i bejme Shqiperise dhe kurrsesi ndonje gje te keqe, qofte dhe pa qellim, keshtu qe nqs ti nuk je i afte neser ne negociata me Greqine te mbrosh cdo cm det, atehere jep doreheqje qe tani, perndryshe, meriton te quhesh tradhetar, pa marre parasysh se vendimarrjen kryesore do e kete kryeministri dhe jo ti, prape kontributi yt ne tradheti do jete i pafalshem prandaj si Kosove te kerkojme te japesh doreheqje, mos e turpero Kosoven dhe mos e demto kombin shqiptar (pa marre parasysh a me dashje apo padashje).

  • Kosovari! Mungeasa e kultures se shkolles, nuk eshte vetem sepse shkollat ne Kosove ishin “te ndalume”! Ministri nuk turperon Kosoven apo do te behet “koke turku” por sepse mentaliteti osmanlli shqiptar akoma eshte shume i forte! Duhet kundershtuar fort Saliu qe po perpiqet ta terheqe Shqiperine prapa! Ai eshte e keqja e Shqiperise dhe shqiptareve!

    • Syri, ne ate fjaline qe ti u fokusove,ne fillim e shkruajta “EDHE per arsye te mundesise se shkollimit..” por pastaj e fshiva fjalen “EDHE”,per arsye se desha te percjell mesazhin ,qe te pakten ky brezi i ri shqiptar,(qe prej kohes kur shkollimi ne Kosove nuk eshte me i ndalum) eshte njesoj, po aq i talentum si ne Shqiperi apo edhe ne Kosove,dhe nuk duhet te shihen me “kosovaret” si “te trashe”.Ky ishte nenkuptimi im.Gent Cakaj eshte nje deshmi e tille.

      • I dashur “kosova”! Sigurisht argumenti juaj qendron bile shume fort! Por eshte detyre e shqiptareve kudo qe ndodhen te kulturohen! Armiku me i madh shqiptar eshte kultura osmane per 500 vjet! Kete nuk e kane vetem ne kombi shqiptar por i gjithe ballkani qe ka qene nen osmanllinjte! Por Saliu turkoshak shkaterroi edhe arsimin shqiptar ndoshta e vetmja arritje e socializmit? Pra salillinjte goditen ate arritje per ta na kthyer prapa duke i bere nje sherbim te madh serbise qe vazhdon te thote se shqiptaret sidomos kosovaret jane popull i prapambetur! Lexoni komentet dhe do te bindeni qe shume shqiptare nuk dine shqip! Dhe keta jane militante te Saliut!Dashuria per njeri tjetrin eshte thelbi i suksesit tone dhe jo percarja! Respekte dhe suksese Kosova!

        • Jam shume dakord qe shqiptaret kudo ku jetojne,duhen te duan me shume njeri tjetrin dhe te mos percahen.Prandaj kundershtoj ndonjerin qe Gentian Cakajn nuk e gjykon si individ por nga origjina e tij,se perndryshe nuk do komentoja ne tema politike. Percaresit duhet t’i luftojme pa kompromis qofte ne Kosove qofte ne Shqiperi, sidomos percaresit serb shqipfoles qe hiqen si shqiptare. Respekte dhe suksese dhe juve

        • Zoti @Syri , jam plotësisht i një mendimi me ty, në këto që thua . Drejt flet edhe komentuesi @Kosova .

  • Ndaj shume nga mendimet e shprehura ne shkrim nga z.Islami.Por per te qene i qete kam edhe komentet e meposhtme per te plotesuar panoramen e ndryshimeve te fundit ne qeveri vecanerisht ndrrimin e shefit te dipllomacise.
    1.Megjithe se z.Bushati ka vlera a nuk mban ai pergjegjesi per hartimin e ligjit te diplomacise qe e ka katandisur diplomacine shqiptare ne nivelin me te ulet ne 30 vitet e fundit e me te politizuaren si dikur ne kohen e komunizmit?
    2.Nuk pajtohem me vleresimin e z.Islami per rolin e Presidentit.Presidenti me kushtetute perfaqeson politiken e jashtme te shtetit shqiptar dhe qendrimi i tij shpreh pergjegjshmeri.Presidenti i vendit figura nr 1 politike perceptohet nga z.Islami sikur te jete sekretaria e Kryeministrit
    me respekt
    Atdheu

  • O Bedri, e dime qe e ke merakun me Ilir Meten. Mos u shqeteso se nuk pi me uje te shqiptaret, as ai , as e shoqa. Votat tona nuk I marrin.
    Problemi eshte kur votat I merr Ramuti, qe me kete mistrin tend me te suksesshem shesin Shqiperine ne dite me diell me dajre e daulle bile. Kercen Bushati vallen greke qe cke me te.
    Te gjithe lakenjte e Rames kane bere vetem zbatuesin e urdherit dhe asgje me teper.
    Nqs ty kjo te duket sukses atehere dhe ti je nje palo tradhetar I ndyre

    • O “mirel”! Me vjen keq por je shume e-i ceket dhe i varfer, ne shqipen e “sakatosur’ qe shkruan! Meso shqip o “mirel” dhe thelloju ne ato qe shkruan! Leri te tjeret te japin mendimet e tyre dhe ti jep tendin! Shqipja eshte e bukur dhe nuk ka nevoje per fjalorin tend banal salinjian!

  • Personalisht Nuk kame Asgje Personale me Gent Cakajn,biles tani se fundi eshte bere i Njohur per Shqipetaret :si ne Shqiperi dhe Kosove edhe Gjetke..
    1-Pa Kompleksin e atyre qe jane te Inspiruar nga Partite Plitike,Genti munde te Quhet nje Kandidature e “Mire”…por jo ne Kohen dhe Momentin e Duhur..
    Nuk Dyshoj aspake ne Diplomimin dhe “Inteligjences” e tije..Por ja qe DIPLOMACIA nuk behet dhe Mbrohet me “Diploma” qe na Paraqet Genti…Master ect…
    Do te ishim Plotesishte Dakorde sikure Genti te Kishte Mbaruar per Diplomaci…se paku do ishte ne “Lojen” e Lojtarit Fillestare..por Uni-i Hungarise nuk ma Mbushe Mendjen..akoma edhe Anglishtja e Gentit Thuhet se nuk eshte e Rrjedhshme(Cudi??)…
    Vete Genti nuk duhej ta Pranonte Postin e MJ-te Shqiperise…Kur dihet se ka te Beje me “Peshqe” te Medhenjt..si dhe Uqer dhe “Ulkonja” te Diplomacise Boterore-Europjane….
    A do te Ulet ne nje Tavoline Bisedimesh Ivanovi-Ruse me Gentin???Po Greku Cipras???
    Mungesa e Eksperjences e bene Te Dyshimte Aftesin e Gentit…si dhe Mosha….NUK KEMI ASGJE TE KEQE Ne se ai Vjene nga Krahina Shqipetare e Kosoves…
    Genti se pari duhet te Sqaroj:Ne eshte “Kosovare” dhe eshte Ithtare i “Kombit-Kosovare” apo eshte SHQIPETARE????????????????

    • Mallakastriot, jo vetem qe nuk ka komb kosovar, por me duket edhe e padrejte te shtrohet ajo pyetje qe ben, sepse termin komb kosovar e perdorin me pak persona se sa gishterinjte e njeres dore. Pra nqs 3-4 persona ne Kosove e perdorin kete term(sepse paguhen per ta perdorur kete term dhe per te bere percarje), ti thua te pyesim edhe 3 milion shqiptaret e tjere te Kosoves se a i perkasin kombit kosovar apo shqiptar?..Nuk duhet ti behet reklame atij termi, se thjesht nuk egziston askund pervec ne mendjen e atyre 3-4 personave,bile edhe krijuesi i atij termit ka fillu jo vetem nuk e perdor me, por gjen justifikime te ndryshme. Pershendetje dhe gjithe te mirat

  • Loje vertet me ate ministrin e jashtem. Ai mund te jete dhe nje 10 vjecar qe mban mend permendesh nja dy-tre fjali. P.sh “Po punojme per hapjen e negociatave me BE” ose “Jemi per dialog mes Kosoves e Serbise” ose “Jemi faktor stabiliteti ne Ballkanin Perendimor”! Kaq gje i duhet sot nje ministri te jashtem te Shqiperise (si dhe marrveshje detare me Greqine sipas oreksit grek) Nuk eshte pra ai shkaku i krizes ekonomike te Shqiperise. Prandaj dhe marrja me ate minister te shkrete te jashtem eshte vertet nje loje per te larguar vemendje nga situata mizerje ne ekonomine e Shqiperise qe natyrisht ministri i jashtem eshte pergjegjesi i fundit pas gjithe sorollopit qe nis nga Ed Rama.

  • Bedri Islami te kam lexuar me vemendje gjithmone kur me ka rene Gazeta Dita ne dore.Jeni nji nga gazetaret e mi me te preferuar, ne mls te them me I preferuari, por ka disa muaj qe ndiej jo çilteesine, apo Bedriun e meparshem.Kam filluar te besoj qe arsyea e Metes per mosleshimin e Bushatit qe ju I thoni me perkedheli Dit ka te beje me qarqe te caktuara nga Janullatos dhe agjentura Greke ne Shqiperi.Dit I jot, apo Ditzi Berishian eshte turpi politikes se jashtme Shqiptare ne 29 vitet e fundit.Te gjithe ministrat e jashtem Shqiptar kane luajtur rol antikombetar, e gjithe politika Shqiptare 29vjeçare ka qe ne antikombetare.perjashto Arben Duken sot dhe ju deri para nje viti gazetaria Shqiptare eshteebere gazetari klientiste dhe tifoze.Prisja analize te sinqerte, por qe ne rrjeshtat e pare te kuptova ku do dilnit.dikur ishit realist.me vjen keq se keni qene idhull per mua nga shkrimet ae shkfuanit.Une jam nga Çameria dhe me Shkodren tende me lidh shume, vendlindje e nenes time, por dhe nje nga kushurinjte e mi Shkodra e trajtoj si birin e saj.Nje Gjeneral qe vdiq nga 1960ta, por nuk devijoj deri sa vdiq.megjithate do ju lexoj perseri kur objekt shkrimi mbase nuk ka te bej me Shkodran.

  • Ky palla ka arritur ne fazen qe eshte ngopur me pushtetin dhe si ai femija i tej ngopur luan me tule buke.
    Si emeroi enveri Lenka Cukot,Saliu Kopin e semes,edhe edvini po merr infantile,i ben gjenerale,
    Nje hajdut antishqiptar me i rrezikshem se ky eshte Sali Berisha dhe nje hajdut me grek se ky eshte ilir meta.
    prandaj ky rri dhe i ben gjeneralet prej balte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *