Bedri Islami
Botuar në DITA
Kur, menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, lideri i opozitës, Basha, deklaroi se “beteja sapo kishte filluar”, pak kush e merrte me mend se në të vërtetë, shumë shpejt, do të kishim një betejë brenda llojit, e cila për vetë atë do të jetë më e rëndësishme sa sa vetë përplasja e ardhshme me Edi Ramën dhe shumicën parlamentare.
Sot, e enjte, ish shefi i partisë së tij, Berisha, do të fillojë betejën e tij kundër Bashës, për të kthyer, si thotë ai në deklaratat politike, që nga nata e parë e përjashtimit nga Grupi Parlamenar i PD-së, legjitimitetin politik krijesës ku kshte qenë bashkëthemelues. Do e fillojë nga Tirana dhe drejtimi që ka përcaktuar është baza e partisë, si një lëvizje nga poshtë, për të përmbysur ata që janë lart. Të cilët, në shumicë, i ka vendosur me dorën e tij dhe me forcën sugjestionuese që ka dëshmuar në të gjitha veprimet ku ka qenë pjesë brenda gardhit opozitar.
Do e përmbysë Berisha pinjollin e tij politik, që bëri “atvrasje”, apo, si ndodh rëndom në politikë, djali plangprishës do të kthehet kokëulur tek ai?

Do të jetë kjo beteja e jetës së Lulzim bashës, apo, si ndodh rëndom, do të puqen një ditë dy majat, duke gjetur kompromisin në orët e fundit?
Berisha e ka të vështirë, në mos të pamundur të përmbysë, të hedhë në erë dhe të rikthehet në rolin e padrinos brenda PD-së. Përballë tij ai nuk ka Bashën, të cilin mund ta kishte kapërdirë menjëherë nëse do të ishte një ndeshje mes atyre të dyve. Edhe sikur përballë Berishës të vendosej e gjithë kryesia e deritanishme, të cilët deri para disa javëve ishin të lumtur kur Berisha u përkdhelte shpatullat, ai do u kishte dhënë dërmën krejt shpejt dhe pa asnjë ekuivok.
Por, për fatin e tij, nuk është kështu. Basha ka pas vetes pikërisht ata që desh i mënjanoi, që disa herë nuk i ka dëgjuar, të cilëve u ka shitur trimëri edhe kur është sprapsur, apo me cilët ka lobuar edhe pas dyerve, e, për më tepër, edhe përmes lobingjeve ruse.
Departamenti Amerikan i Shtetit është fantazma që qëndron pas Bashës dhe ai e di fare mirë se, domosdo, njëri nga ata të dy, Basha ose Berisha, do të bjerë. Për një ironi të politikës, çka nuk ndodh rrallë, ata kanë gjetur të mbështetin të keqen më të vogël, për të larguar të keqen më të madhe. Basha e di këtë dhe ndjehet më i qetë, më i sigurtë, se ata, të cilëve, hesapet u janë bërë jashtë shtëpisë dhe i kanë siguruar se gjithçka do të jetë në favorin e tyre.
Berisha e di se cilët ka përballë. Lëvizja e tij për të ndezur ujrat do të jetë e vështirë, në mos e pamundur. Është lëvizja më e vështirë e tij, që do të përmbyllë edhe jetën e tij politike. Binaja ka rënë, gurët janë rrokullisur dhe poshtë tyre shtrihet historia e një njeriu të dënuar përmes tri vendimeve të dhëna nga Departamenti i Shtetit, njëra nga të cilat do të ishte e mjaftueshme për secilin politikan shqiptar: minues i demokracisë.
Sot, e enjte, Berisha do të bëjë hapin e parë të lëvizjes së tij. I dëshpëruar dhe pa entuziazmin e tij karakteristik. Ai e ka të qartë shantazhin, që nuk është thjeshtë shantazh, të Lulzim Bashës, i cili, në mbledhjen përjashtuese, ia përkujtoi se Departamenti i Shtetit, në prani të dy krahëve të tij plitikë, Bardhit e Tabakut, i kishte paraqitur pjesë të dosjes, të cilën ai kurrë nuk do i bënte publike. Këto pjesë duhet të jenë aq të rëndësishme dhe përcaktuese, për më tepër enigmë, sa që askush nuk do të mund të gjejë një alibi, as Berisha.
Paralajmërimi i dytë i Bashës, përsëri në fjalën e tij në mbledhjen përjashtuese, ishte se kjo që ndodh ishte në të mirë të Berishës dhe… kujtoni… të familjes së tij. Këtu është thelbi. Basha ka bërë divorcin jo vetëm me Berishën, por edhe me familjen që e solli në politikë. Dhe se, do apo nuk do Berisha, nga sjellja e tij, varet edhe fati i familjes së tij. Ishte goditje prej skuthi politik, por e goditur nën brez, ku Berisha nuk mban më. Sa herë që atij i është përmendur familja e tij dhe bëmat e saj, ai vetë është egërsuar deri në shpërfytyrim. Kjo ndodhi edhe kësaj here.
Berisha ka në ndihmë të tij statutin, dhe sipas statutit Basha nuk mund ta përjashtojë, ka marrëveshjen e 17 majit të katër viteve më parë, që duket se ka pasur miratimin e tij pas nënshkrimit, ka pesë humbjet e Bashës në pesë palë zgjedhje, braktisjen e parlamentit, që, megjithëse u bë me bekimin e tij ka nënshkrimin e Bashës, ka katër vilat që Basha mori apo bleu nga oligarkët, përfitimet financiare të familjes Basha, që nuk kanë qenë të vogla edhe në vitet e opozitës. Në fakt, janë gjëra të ditura, por që në gojën e Berishës tingëllojnë të vërteta në veshët e militantëve që do të rrjeshtohen pas tij.
E, të gjitha këto, nuk mund të kenë të njëjtën peshë me vendimin e DASH-it. Sepse, sado që duam të ruajmë dinjitetin e një force politike që nuk duhet të preket nga ndikimi jashtë saj, përsëri, në pushtet ose në opozitë, hija e të mëdhenjve vendos shpesh herë, në mos gjithë herë.
Çfarë mund të arrijë Berisha në përmbysjen e Bashës? Pak gjë, në mos asgjë. Kambanat kanë rënë. “Sirenat” pranë mediave të mbështetura nga ai, të cilat kërkojnë dinjitet, shpesh herë janë aq të padinjietshme, sa që nuk është fare e habitshme, sikur një ditë a një tjetër, vetë drejtues të tyre të jenë të padëshiruar për Shetet e Bashkuara, si nxitës të dhunës, kthim në oligarkë medialë, përçmues të vlerave demokratike, e , shpesh herë, të korruptuar e gjobëvënës.
Kthimi i Berishës në kreun e opozitës është hasmëri me vlerat demokratike dhe, mbi të gjitha me Departamentin Amerikan të Shtetit, që, kur kanë dashur e kanë sjellë në pushtet dhe, kur e ka mbushur kupën, e kanë rrëzuar nga pushteti.
Është e vështirë të mendohet që, edhe vetë brenda PD-së, të ketë një rrymë politike që do të marrë mbi vete flamurin e antiamerikanizmit. Prova që bëri Berisha në fillimet e viteve 1990, sidomos në vitin 1996, duke mos pritur përfaqësues të lartë të saj dhe duke ecur revan drejt liderit ultra autokrat, kanë dëshminë e pasojës së tyre.
Opozita nuk e ka luksin të riciklojë vitet e ashpërsimit të saj, tani jo më me ambasadorë të veçantë – me të gjithë ka pasur përplasjet e saj, por me strukturën më të lartë përcaktuese. Berisha e di dhe kërkon ta harrojë; Basha e di dhe kërkon të përfitojë.
Mes të dyve nuk do të ketë paqe, por as luftë nuk do të ketë.
Do të ketë lojë luftrash, por edhe kështu njërit prej tyre do i kushtojë jo pak.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Per Bashen “lufta” quhet e mbaruar, ai e perjashtoi Berishen nga Grupi Parlamentar sipas udhezimeve amerikane.
Per Berishen “Lufta” sapo ka filluar per te gjetur nje kryetar partie qe ta mbnaje nen sqetull ne grup parlamentar.
Ne kete “loje luftash” Berisha ka vetem nje aleat real, Edi Ramen! Nje Berishe neper salla e neper studio TV ku te lehe kunder Bashes eshte O2 per Ramen dhe gjethja e fikut per te mbuluar bythen jashte te nje qeverie Rama te zhytur ne krize totale ekonomike, kurse nje Berishe i larguar e ca me tej i burgosur do ishte renia e kesaj gjethe fiku e dalja e bythes zbulur te qeverise njelloj si e Rames vete atehere ne plazh publik.
Zheleznoja,,,Plehanovi se bashku me gazeten latyre na tregon krye latyren shqiptare dhe luften e tij me bashipozukerine e dale pas 90 dhjetes. . Bini kitares per fryrje bythe.
Shqipeeia i vetmi vend ku media reklamon skllaverine ne vend qe ti thite popullit ngrihuni kunder gangrenes Amwrikane
Shko mere kocken se e mbarove punen dhe per sot.Amerike te qofsha fale qe do na shpetoni nga qelbi shpellar qe nuk na u nda per 30 vjet.
Hiqeni nga mendja o njerëz !
Nuk ka përleshje midis Berishës dhe Bashës ,por ka skena e prapa skena kundër amerikës që i ka shpallur familje mafioze.”Ndarja e Berishës “përdoret për ti hedhur hi syve Amerikës për ti shpëtuar krimeve të rënda që ka kryer Berisha me Bashën në shqipëri..
Kote nuk thojn: Sice eshte, Imami eshte edhe gjemati. Imam Berisha ka kete xhemat qe firmos , se ky Xhemat eshte i inkriminuar njelloi si imami Berisha.
Prandaj te mos quditeni juve qe degjoni keto gjevahire te ketij krimineli.
Ku eshte SPAK qe nuk e denancon potre elejon te bej veprime te tilla.
Kriminelet nuk kan te drejte te bejn referendun. Ata qe kan vrar e kan pres sice ka ber Berisha nuk kan asnje te drejte ligjore qe te bejn referendum. Ata dhe konkretishte Berisha duhet pa tjeter te shkoj pran bankes se te akuzuarve per 1000 vbepra penale qe ka bere ne shqiperi.
E Mjaftueshme esh Gerdeci, E mjaftueshm eshte 21 Janari ku faktet me ze me figure jen shume koke forta.
Per c`fare tolerohet ky kriminel.!
Akoma nuk ke mesuar te shkruash shqipen or Like SeleniCari? Cap e rregjistrohu ne klase te pare, bli dhe nje Abetare e ze nje bange andej nga fundi klases se do vdesesh analfabet Likeeee
Ke me shume gabime ortografike se fjale mor i shkreti ti.
Mos u merr me gebimet e shkrimit tim, pore merru me problemin. Ne se nuk te pelqen problemi athere kundershtoje me fakte.
Berishizmi , platforme e korrupsionit shteteror
Berishizmin e njof nga analizat , qe kam realizuar ne shtyp dhe nga bisedat , qe kam zhvilluar me PD-iste te gjendjeve te ndryshme pasurore dhe shoqerore .Berisha nuk e krijoi PD se I duhej kombit , ne momentin historik . Ai e krijoi Pd ,ne zyrat e KQ, ne bashkepunim me Xhelil Gjonin , me synimin , per tu pasuruar vete , familjarisht dhe njerzit afer tij . Qysh ne fillimet e pluralizmit , ne zyra , ne shtyp , ne biseda , degjoheshin shprehje , per pasurim . Nje nga drejtusit e Pd , ne nje emision televiziv , u shpreh , as zogu ne kafaz nuk kendon falas . Te tere hallexhinjte duhet ti drejtoheshin protofolit , perpara se te kerkonin te zdhidhnin nje pune , ne administraten e shtetit . Te gjitha ligjet e privatizimeve u kryen ne favor te lukunise miqesore te Berishes , qe i kishte ne te gjitha anet e vendit . Nje pasion te tille per pasurim , ishte i pa pare .
Jo pa qellim korruptiv u miratua ligji 7501 , qe krijonte pronare artificiale , mbi token . thirren miqte , nga do , qe ishin dhe bene diokumentat e vulosura , per pronare tokash Miku me i rendesishem ishte bizesmeni ballkanas , Fazllic , i cili u be mik i berishajve , sepse krijoi transaksione ne banka te pa degjuara . Ish presidenti Berisha , beri dekllaraten: “Shqiperia nje euro “ . Nuk mbeti prone shqipetare pa u tjetersuar . Rruga ishte shtruar me fjalimin presidencial . Edhe ish prokurori i zgjedhur po nga Berisha , A. Llalla nuk qendroi me nje ane . Pervetesoi disa Ha. toke . I gjithe Lalezi dhe bregdeti , jane realizuar me metoda korruptive monstruoze . Levizja kaotike e popullsise se veriut dhee fshatit drejt qytetit , ishte planifikim , per pronare te pa ligjshem .
Ne syte e Berishes dhe te Ramiz Alise , u shkaterrua rrjeti shteteror i kullim – ujitjes . Ishte nje investim i madh i shtetit monist , por me paret e popullit shqiptar . Inxhinjeret kopetente , kane thene privatisht se ky rrjet , kishte vlere reale , gati 18 miliard $. Ne se do te degjoni vlere m ete ulet , behet fjale , me pagesen mizerabel dites se punes te Shqiperise moniste .
E dyta ishte drejtesia, qe gjithsesi i sherbente drejtperdrejt korupsionit . U hap kursi per juriste ne Plepat e Durrsi t, per 6 muaj beheshe jurist , por duhet te ishe i zgjedhur i Berishes. Ne kete linje u aktivizuan te dy femijte , qe ne monizem , ishin bere juriste . Monizmi I kontrollonte imteisht te drejtat e studimit , per juriste , por kjo nuk ishte pengese per nje nga sekretaret me te rendesishem te byrove te Partise se punes se kohes . Ne ate funksion , ish petagogu Berisha ishte I pa konkurushem . Kishte kaq autoritet ne bllokun monist sa dhe kur u be President , nga Partia PD , qe ishte thjesht nje PP e tjetersuar , ne modelin kapitalist . Ne postin e ish Presidentit , Dr Berisha nuk kundershtohej nga askush . E gjithe administrata , ne menyren e saj benin pasuri . Me emrin e tij te hapej c’do porte . Jane keta perfituse dhe te tjere me metoda te ngjashme , qe sot mbrojne Berishen ,, duke i atribuar merita , qe nuk i ka pasur kurre .
Me influencen e tij gati qiellore , shpetuan nga denimet e renda : Ilir Meta , Ish guverrnatori i Bankes qendrore , Fullani , Mediu , ish Minister , qe u transferua nga Minister mbrojtje , ku kishte djegur ne flaket e barutit 30 njerez dhe nje fshat te tere , Gerdecin , por me influence ne te tera banesat e komunes se Vores . Ne kete kumtese , u ndala vetem ne krimet ekonomike , sepse veprimtaria kriminale 30 vjecare e ketij shqiptari me karakter te pa permbajtur , jane nje kapitull edhe me i gjere , se sa sfera ekonomike .
Ne krye te krimeve ekonomike , qendrojen afera , per shitjet e Armos dhe te naftes , Albetrolit te Ballshit . Ne keto dy afera grandioze , jane perfshire gruaja , Liri dhe djali i tij. Shtyi ka folur gjeresisht , per keto afera , por Drejtesia ka heshtur .
Nje praktike korruptive , sa dhe kriminale , ishte krijimi i Kompanise “Shqiponja “ , prone e Partise , qe u drejtua nga Tritan Shehu dhe theu embargon e OKB , duke transportuar nafte , per Milloshevicin , midis Liqenit te Shkodres .
Nga sa sqaruam shkurtimisht , del qarte se veprimtaria ekonomike e Berishes si ish President dhe ish Kryeminister , por dhe kur ka qene ne opozite , ka qene platforme e mirestudjuar , per te realizuar nje korrupsion galopant , qe nuk eshte pare ndonje here ne Shqiperi dhe ne ish shtete e bllokut lindor . Per te realizuar kete platforme korruptive , duhet te shoqerohet me qeverrisje kriminale , qe qendrojen ne krah te njera tjetres , me emrin , Berishizem , me vulen , “non grata “, te vendosur nga DASH . Zgalem
Une jam ai qe preferoj me mire skllaverine e Amerikes,se sa sehirxhine nen kermen e Vucidolit.
FLMNderit,Amerike,qe na e hoqe kete kerme qe qelbi Shqiperine,sot e 30 vjet.
https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fmast.al%2F2021%2F09%2F20%2Fandreas-papandreou-per-20-vite-nuk-shkoi-ne-amerike-por-ishte-kryeminister-i-greqise%2F%3Ffbclid%3DIwAR07UzkzSeJr5GpRCTUHG1rJsXP1DZ7bDalc-r90-kQY2ByXFV5cQu7N1eA&h=AT2RurqU8Gyok0yGhKNXJ4ntkeM7W8SPLDCm_ypt3p4-3ZGJXa_wUxeE8xOZ4GD8mUuIwccFNqrxoLUcVmmE90oqYPkiQ82NnHabu-LhFZ6iqS1e-ONkrV0HSl4lo0liD4LxeKp-jNAonZuHmE0M2Ec&__tn__=H-R&c%5B0%5D=AT1n9KzqwQWbvsg92Pppg6yxUssYpXw40ztDkaV6tj4uI4olzFVh3ALK2ghGcvF_4puWzqpZRTp5H4cPcQMraeMxGfaVXC22QGhtXKhrPpWrCvmSwRwObMlchyDeituCKXawLQtv2lxsSNKvh-OzXriKi1g