Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i kundërpërgjigjet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për sa i përket 28 sportistëve rusë, të cilëve iu hoq dënimi me pezullim të përjetshëm.
Për 13 nga këta sportistë dhe dy trajnerë u kërkua që t’u bëhej ftesë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, kërkesë që nuk u pranua nga IOC-ja.
Një komision special i këtij organizmi vendosi në mënyrë unanime që të ndalojë garimin e këtyre sportistëve në ngjarjen më të rëndësishme sportive dimërore, që nis pas pak ditësh në Pyeongchang.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për shkak të skandalit të dopingut që ka tronditur botën e sportit.
Përjashtim bëjnë 169 sportistë që rezultuan të pastër pas një sërë testesh të forta antidoping, duke u lejuar të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive nën flamurin olimpik.
o.j/dita

Te. gjtha pucet ne bote i ben Amerika.Sportistet ruse jane me te disiplinuarit.