Lojërat e fatit, Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Leda Hysa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të mërkurën se në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për mbajtje të një seance të jashtëzakonshme më 3 prill, lidhur me Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Kuvendi i Kosovës, ditë më parë ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohet pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria që brenda 30 ditëve të sjellë në Kuvend “ligjin e ri që ndalon lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare”.

Kjo rezolutë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Haradinaj, i cili menjëherë ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”. Javë më parë është raportuar se dy persona janë vrarë brenda dy kazinove në Kosovë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Subject: STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    Alban Dega
    Alban Dega
    From: Alban Dega
    Date: May 15, 2018 at 11:48:31 AM EDT

    STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Qeveria Rama !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Mbi 35 per qind e divorceve ne Shqiperi kane si aresye kryesore lojerat e fatkeqesise, kazinot !
    Edhe televizionet po jrhehem perdite e me shume ne kazino !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat, por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet!
    – Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu, thote Beu i Elbasanit .
    Vitin e trete i biri bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte !
    I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    92 per qind e viktimave te tyre jane te shtreses se varfer ose te mesme te ulet .
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !
    Uroj qe brenda 2 vjetesh Shqiperia te ndaloje me ligj te gjitha kazinote dhe lojerat e vrasjes se fatit !
    Nje Shqiperi pa kazino do te jete e denje per Shqiperine qe duam.
    Sidoqofte edhe ky hap i pare i qeverise Rama per qytete pa kazino eshte per tu pergezuar!
    Hallall gjiri i nenes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *