Lojërat elektronike mund të përmirësojnë trurin

Dita

Telefonat celularë, email-et, televizioni, radio, lojërat elektronike – bota moderne është përplot me veprimtari të pandalshme. Madje, duket sikur gjithçka ngjet njëherësh.

Të gjithë ata që i kanë kaluar të tridhjetat, çuditen se si të rinjtë nuk hutohen nga të gjitha këto nxitje. Arsyeja qëndron në faktin se truri i tyre është stërvitur që ta organizojë gjithë këtë rrëmujë. Praktika e vazhdueshme për veprimtari të ndryshme, i aftëson njerëzit të tregojnë vëmendje ndaj disa gjërave njëkohësisht.

Në këtë praktikë përfshihen gjerësisht lojërat elektronike – pikërisht ato që prindërit i urrejnë më shumë – qëllimi në më të shumtën e të cilave është vrasja e sa më shumë armiqve, përpara se këta të të vrasin ty. Këto lojëra tërheqin plotësisht vëmendjen e lojtarit, si dhe kërkojnë perceptim dhe reagim të rrufeshëm ndaj veprimeve.
Gjatë një studimi, studentë universitarë që luanin rregullisht me lojëra elektronike, arrinin t’i numëronin të dhënat që u shfaqeshin shpejt në një ekran 50 për qind më shumë, krahasuar me studentët që nuk luanin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *