Medalja e parë e artë e olimpiadës dimërore shkon për Suedinë. Charlotte Kalla triumfoi në maratonën e skive prej 15 kilometrash. Podium ishte i gjithi nga vendet nordike.
E dyta u rendit norvegjezja Marit Bjoergen dhe e treta finlandezja Krista Pärmäkoski. Lojërat olimpike dimërore po zhvillohen në Korenë e Jugut.
Shqipëria merr pjesë me dy skiatorë, Erjon Tolën dhe Suela Mëhillin.
o.j/dita
