Lojtarët e Arsenalit nuk heqin dorë nga titulli

anazapta

Skuadra e Arsenalit edhe pse është shkatërruar nga Chelsea i Jose Mourinhos në fundjavë nuk ka ndërmend të heq dorë nga titulli. Lojtari i topçinjëve spanjolli, Mikel Arteta ka kërkuar nga skuadra e tij që menjëherë të harrojnë takimin e kaluar dhe të fitojnë kundër Swanseas në mesjavë.

Arsene Wenger në ndeshjen e 1000-të u mposht nga Chelsea me rezultat dëshpërues 6 me 0. Arteta pranoi se ishte tepër i mërzitur nga paraqitja e skuadrës dhe i ka premtuar tifozëve që skuadra e tij do të kthehet mirë në takimin kundër Swanseas.

“Ju nuk mund thjesht të gëlltitni gjithçka, duhet analizuar çfarë keni bërë e pastaj të reagoni,” tha ai për faqen zyrtare të Arsenalit. Pres reagim të madh të martën sepse është tejet e nevojshme. Unë i premtoj të gjithëve se ne jemi të uritur për të rikthyer gjithçka në vend të vet. Të martën kemi një mundësi dhe ne duhet të kalojmë atë”, Mikel Arteta.

Menjëherë pas humbjes turpëruese shumë thanë se shanset e Arsenalit drejt titullit janë shuar, por Arteta beson se janë ende në grupin garues për kampion edhe pse gjendet shtatë pikë pas liderit, rivalit lokal Chelseat.

“Kjo mund të ndryshojë çdo moment” shtoi ai. “Janë dy ndeshje në mesjavë dhe gjithçka mund të ndryshojë në të mirën tonë,” përfundoi spanjolli. I.K

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *