Lojtari i Kukësit arrestohet duke drejtuar makinën i dehur

Dita

Vazhdojnë telashet për Franc Veliun. Pas largimit mes polemikave nga Flamurtari dhe aktivizimit të pakët te Kukësi, mbrojtësi është arrestuar nga policia, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Lajmi u bë publik nga një kominikatë zyrtare e Policisë së Shtetit, që theksoi ndalimin e ish-lojtarit të Kombëtares, në drejtimin e automjetit me targa AA 345 FL.

Në komunikatë theksohej se në bazë të operacioneve për masat kundër drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, futbollisti është ndaluar nën ndikimin e alkoolit dhe për rrjedhojë është shoqëruar nga policia. Ngjarja është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, që njoftuan se në ditët në vazhdim drejtuesit do të zhvillojnë një mbledhje, për të përcaktuar masat që do të merren ndaj Veliut edhe në planin sportiv, raporton Supersport.

Sipas zyrtarëve të skuadrës verilindore, 26-vjeçari ka thyer regulloren e brendshme të klubit, ndërsa në raste të tilla penalizimet nisin nga gjoba financiare, e deri në përjashtim nga skuadra. Franc Verliu u transferua te Kukësi ndërsa sezoni i ri futbollistik kishte nisur. Mbrojtësi që numëron shtatë ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, u largua nga Flamurtari pas nëntë sezoneve si profesionist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *