Gruaja e futbollistit të Kukësit aksidenton me makinë një person

redaktor

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit tek Libri Universitar, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti luksoz ‘Audi A6’, në pronësi të sulmuesit kroat Pero Pejiç është përplasur me një motor që shpërndante pica, ndërsa është plagosur drejtuesi i këtij të fundit. Në fotot e ardhura në redaksinë e BalkanWeb duket edhe ambulanca që ka transportuar të plagosurin në urgjencë.

Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërsa nuk ende asnjë njoftim nga policia. Sakaq, klubi i Kukësit, ku dhe luan aktualisht lojtari, ka nxituar më pas të shpjegojë se Pejiç nuk kishte qenë në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit, por bashkëshortja e tij.

“Sulmuesi kroat nuk është i përfshirë në këtë përplasje, pasi makina ka qenë duke u drejtuar nga gruaja e tij. Lojtari sapo ka dëgjuar lajmin është afruar në vendngjarje për t’i qëndruar afër familjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të makinës që është drejtuar nga bashkëshortja e Pejiçit dhe një motori. Drejtuesit e klubit janë interesuar edhe për shëndetin e djalit të dëmtuar dhe kanë marrë përgjigje pozitive nga ana e mjekëve, madje ai do të dalë edhe nga spitali. Klubi i F.K. Kukësit i uron shërim sa më të shpejtë. Ndërkohë që familja Pejiç është rrugës për në Kroaci”, shkruhet në njoftimin e ekipit të Kukësit. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article
1 Comment
  • Motoret e PISASHPERNDARESVE jane quajtur Motoret e
    Vdekjes.
    Ashtu si ecin PISASHPERNDARESIT prit kur do degjoni ndonji hata me te madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *