Policia dhe Krimet e Rënda kanë nisur aksionin në zonat e Vlorës për arrestimin e Florjan Habilajt dhe të kërkuarve të tjerë. Në mbështetje të këtij operacioni janë dhe Forcat DELTA dhe Policia e Vlorës.
Mësohet se në bazë të dhënave, Flaorjan Habilaj nuk është larguar jashtë vendit.
Operacioni antidrogë po zhvillohet në fshatrat Velçë dhe Drashovicë, të cilat dyshohen se janë baza e Habilajve.
Gjatë aksionit dyshohet se është arrestuar Nazer Seiti, i cili rezulton të jetë i kërkuar nga Prokuroria e Katanais.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se është lokalizuar vendi ku ndodhej Florjan Habilaj, ndërsa pritet ndërhyrja për të bërë të mundur arrestimi i tij.
