Lokomotiva e Moskës ka fituar ndeshjen e parë ndaj Sporting Lisbonës me rezultatin 3-1 në Grupin H të Europa League, ndërsa Skënderbeu ka humbur ndeshjen e parë ndaj Beshiktashit me rezultatin e ngushtë 0-1. Skënderbeu dhe Lokomotiva e Moskës ndeshen për herë të parë mes tyre, sfidë që do të luhet më 1 tetor në Moskë. Në vitin e largët 1978, Vllaznia dhe Dinamo e Moskës do të duhej të ndesheshin bashkë për Kupën UEFA, por klubi shkodran nuk e lejua nga pushteti komunist të ndeshej me homologët rusë për shkak të tensioneve politike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Dinamo e Moskës e fitoi ndeshjen në tavolinë.
Forma sportive
Lokomotiva e Moskës ka humbur ndeshjen e fundit në shtëpi të vlefshme për “play-off” të UEFA Europa League ndaj Apolon Limasol me rezultatin 1-4, në sezonin 2014-15. Skënderbeu ka fituar vetëm një ndeshje në transfertë, ndaj Milsamit, me rezultatin 2-0. Që prej vitin 2011-12, kur debutoi në kompeticionet europiane, Skënderbeu numëron 1 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në ndeshjet në transfertë. Skënderbeu është ekipi i parë shqiptar që merr pjesë në grupet e kompeticioneve europiane, ndërsa Lokomotiva e Moskës ka qenë e suksesshme në 2 nga 3 paraqitjet e fundit në kompeticionet europiane.
Shifrat
Taras Mikhalik, mbrojtësi ukrainas i Lokomotivës, mund të bëjë paraqitjen e 50-të në kompeticionet europiane nëse aktivizohet në këtë ndeshje. Skënderbeu është një ndër 10 ekipet kampione në shtetin përkatës që merr pjesë në Europa League së bashku me Qarabag FK (Azerbaijan), APOEL FC (Cyprus), FC Viktoria Plzen (Czech Republic), FC Midtjylland (Denmark), KKS Lech Poznań (Poland), FK Partizan (Serbia), Celtic FC (Scotland), Molde FK (Norway) and FC Basel 1893 (Switzerland).
Trajnerët
Igor Cherevchenko, trajneri i Lokomotivës ka fituar 4 kupa të Rusisë si lojtar me Lokomotivën dhe një si trajner sezonin e shkuar, duke u bërë i pari njeri që fiton Kupën e Rusisë si lojtar dhe trajner. Ai është pjesë e stafit që prej vitit 2008.
Mirel Josa, trajneri i Skënderbeut, që prej vitit 2012 numëron 27 paraqitje me ekipin Kombëtar të Shqipërisë dhe ka luajtur shumicën e karrierës së tij si lojtar te Tirana përpara se të vazhdonte në Greqi. Ai ka fituar një titull kampion me Tiranën si trajner përpara se të emërohej trajner i Skënderbeut, duke drejtuar ekipin e tij drejt historisë në 3 vitet e fundit.
