Loloçi i publikoi dosjen e të atit si sigurims, reagon Demaliaj: Njoftoj Ambasadën Amerikane…

Gazeta Dita

Ish-studenti i dhjetorit, Ilir Demaliaj ka reaguar ashpër ndaj publicistit Loloçi, i cili i ka publikuar një dosje të të atit, duke e akuzuar se ka qenë i Sigurimit të Shtetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Demaliaj akuzon Kastriot Dervishin dhe Loloçin se kanë shkelur ligjin. Ai thotë se ka njoftuar Ambasadën Gjermane dhe atë Amerikane për këtë çështje.

“Sot Loloçi nxorri kartelën e sigurimit. Ja dhe shantazhimi dhe delegjitimimi që duan të më mbyllin gojën me anë të biografisë së prindërve!!! Kush e bëjnë dhe nga kush mbrohet Kadareja! Cerciz Loloci, ka qenë sekretar i dytë i Komitetit te Rinisë së Tiranës nga viti 1985 deri ne vitin 1990, ku sekretar të parë kishte Fatmir Xhafën.

Nuk është e nevojshme të sqaroj se çfarë funksionesh dhe detyrash kishin sekretaret e rinise dhe sa te besuar të partise ishin dhe çfarë biografie kishin me lidhjet me regjimin.

Une i biri i sigurimit të shtetit, nuk kam qenë asnjë ditë në jetën time në asnje organizate rinie, partie, bashkimesh profesionale, në asnje lloj grupimi dhe bashkëpunimi në jetën time me regjimin e kaluar dhe vazhdimësinë e regjimit që mbrojnë sherbëtorët e regjimit dje dhe sot dhe me asnjë grupim në ketë rruzull përveç se me lirinë time.

Lirinë time e kam të shenjtë dhe nuk mund të ma blejnë as lolocët as dervishët, as kushdo tjetër në mbrojtje të padronëve tyre si shërbëtore të demagogëve propagandistike të regjimit komunist. Ja pra kush me gjykon mua.

Po postoj dosjen e nxjerrë sot nga Dervishët dhe Loloçët me fotografinë e marrë nga kartela e punës së tim eti nga arkiva e Ministrisë Brëndëshme që është e fotkopjuar dhe mbahet në shtëpinë e Kastriot Dervishit për të delegjimituar dhe më shantashuar mua”, shkruan ai në Facebook.

“Nuk ndodh në asnjë vënd të botës që një ish-drejtor arkivash të marri arkivën në shtëpi duke e kthyer në pronë të tij, për shantazhim, deligjimitim të njerëzve të lirë për ti shërbyer strukturave kriminale të politikës, medias, dhe oligarkisë kriminale që po varros vendin dhe po detyron shqiptarët të largohen nga sytë këmbët. Ky është vetëm fillimi.

Do te njoftoj Ambasadën Amerikanedhe ate Gjermane për këto akte kriminale në shkelje të drejtave të individit nëpërmjet shantazhit njësoj si sigurimi shtetit dje me struktuarat ne vazhdim sot”, vijon ai.

Share This Article
15 Comments
  • Qeveria duhet te nderhyje menjehere,te publikoje ne internet gjithe dosjet e arkives se ministrise se brendshme,se u bene objekt shantazhi.Dervishi shkruan se nuk ka dosje,se ato u zhduken me urdher te Hekuran Isait,,vecse kur del qe paska dosje,si dosja e kryetarit te PD ne Shkoder,si dosja e Artan hoxhes qe desh u be president,si kjo dosja e ketij Demalise,si dosja e letres se Kadarese etj.Kush i ka keto dosje private,ne nje kohe kur kur ka 27 vjet qe vlon debati”Te hapen,apo te mos hapen dosjet?I pari qe ka dosjet e gjithe shqiptareve ne shtepi eshte Sali Berisha.Ka dosje edhe Aurel Plasari,Nexhmije Hoxha,Nevila Nika,Kastriot Dervishi,Valentina Duka,Viron Bezhani{i biri),etj lista eshte e gjate me te gjithe ata qe kane hyre ne arkivat per hir te ostit dhe padrejtesisht kane mbajtur nga nje kopje dokumentash per vete duke krijuar arkive private.Pse e kaluara e shqiptareve te jete ne duar te ketyre Kopy Paste,qe shantazhojne armiq personale dhe te mos jete e hapur ne drite te diellit?Ne cilin ligj shkruhet qe 5 vetra qe kane punuar ne arkiva,5 ish ministra,5 kryearkiviste dhe kryespiuni me i madh i te gjitha kohrave Sali Berisha kane te drejte te kene ne pronesi dosjet e sjhqiptareve?

    • QEVERRRIA E KUJT??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      QEVERRIA E SIGURIMIT TE SHTETIT, DO

      TI BEJE KETO?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

      ESHTE BASHKEFAJTOR NE KRIM, DHE JO

      VIKTIME E TIJ.

      EDHE NJEHERE

      RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    • dem
      ke të drejtë 1 mijë %!!
      dosjet nuk janë zhdukur!dosjet publikohen në momentin që nuk kanë bërë efekt si obbjekt shantazhues në errësirë!të paraqitura sy për sy!!një gjë e tillë bëhet për të trëmbur të tjerët që janë shantazhuar privatisht!!
      ndyrësia nuk ka të mbaruar në këtë vënd ku e vetmia gjë që nuk respektohet është ligji!!

    • dem
      ke të drejtë 1 mijë %!!
      dosjet nuk janë zhdukur!dosjet publikohen në momentin që nuk kanë bërë efekt si obbjekt shantazhues në errësirë!të paraqitura sy për sy!!një gjë e tillë bëhet për të trëmbur të tjerët që janë shantazhuar privatisht!!
      ndyrësia nuk ka të mbaruar në këtë vënd ku e vetmia gjë që nuk respektohet është ligji!!
      gazekari hesapi!!
      “student dhjetori”,sipas gazekarisë shqiptare,quhet kushdo që ka qënë kundër rregjimit komunist!pra me një fjalë dhe një komshiu tim që u arratis në 1984 në amerikë ishte “student dhjetori”!!

  • Dosjet si duket i ka vjedhur Kastriot Dervishi per te shantazhuar te tjeret, ose ja ka dhene ne ruajtje Sali Berisha. Po dosjen e lovidhes e di Kastrioti?

  • Ore a jeni ne vete ju te Dites apo jo?

    Ilir Demaliaj (alias Syçi) eshte larguar me 2 korrik 1990 me ambasadat dhe s’ka qene kurre as student dhjertori dhe as beqir dhjertori.

    • gazekari hesapi!!
      “student dhjetori”,sipas gazekarisë shqiptare,quhet kushdo që ka qënë kundër rregjimit komunist!pra me një fjalë dhe një komshiu tim që u arratis në 1984 në amerikë ishte “student dhjetori”!!

  • – Kush e gjejne te drejten Dervishi dhe Loloci te bejne publike te dhena personale te qytetareve me synim shantazhimin e tyre?

    – A e dine keta pseudo-arkivare se respektimi i të drejtës themelore të njeriut për një jetë private është detyrim për të gjithë kontrolluesit publik ose privat në të gjithë sektorët e saj ?

    – A e kane lexuar ndonjehere Ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,

    Pervec ankeses ne ambasadat e huaja, Syçi duhet t’i dergoje patjeter nje ankese me shkrim dhe komisionerit permes faqes se IDP-se, duke iu referuar Nenit 16.

    E drejta për t’u ankuar

    1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

    2. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

    CIRRJA MASKAT ZABERHONEVE, SYÇO !

    Ketu poshte ke nje LINK per te shkarkuar formularin

    LINK: Formulari i Ankesës !

  • jojo, ndodh kjo: ne Shqiperi ,ku sicili qe ka punuar ne arkiv ka marr cka ka deshte ne dosjet per me shantazhuar te tjeret.
    Ndodh kjo ne Shqiperi, edhe asnje kallezim penal per keqperdorim te detyres nuk ndodh…

  • Femijet e ish punonjesve te sigurimit te shtetit sigurisht qe mund te mos kene faj direkt per cfare kane kryer prinderit e tyre ne diktature, por ne rast se vertetohet kjo gje (ne fund te fundit percjellin genin e tyre….) thjesht duhet te ulin koken, eshte e vetmja gje qe ne nje fare menyre do t’u siguronte sado pak dinjitet personal, perndryshe dalin thjesht sharlatane, sidomos, sidomos kur pretendojne te mbajne pozicione opinion berese.

    Syci eshte larguar me ngjarjet e 2 korrikut 1990, ne media sot disa here pasqyrohen si heronj personat qe hyne ne ambasada, por situata ne korrik 1990 ishte e tille: ne 15 maj 1990 qeveria Carcani nën presionin e gjithanshem te kohes (situata ne Lindje, kolapsi ekonomik ne vend, pakenaqesia skajshme e pergjithshme ne popull) miratoi ligjin per levizjen e lire jashte shtetit te shqiptareve. Ne nje fare menyre ishte edhe nje manover e qeverise per te shfryre situaten duke lejuar elementet e pakenaqur te largoheshin, per te shmangur më të keqen. Shqiptaret filluan te shkonin ne ambasadat e huaja ne Tirane, dorezonin pasaportat e tyre dhe nje tarife perkatese prej disa dollaresh dhe pas pak ditesh merrnin vizen dhe filluan te udhetonin per ne vendet perendimore. Kjo ka qene situata ne qeshor te vitit 1990 ne Shqiperi. Ne kete trend u lejua zyrtarisht edhe largimi vellezerve Popaj qe mbaheshin ne ambasaden italiane ne Tirane, dhe kjo gje krijoi premisa qe shume te rinj ta shihnin te paevitueshme te kercenin brenda neper ambasada, nje ure direkte kjo per nje jete tjeter, ne njefare menyre e pashmangshme ajo qe ndodhi më pas

    Kohe te tilla permbysjesh diktaturash (qe ishte kalbur dhe po i binin vidat nje nga nje) prodhojne heronj, por e verteta eshte se te vetmit heronj te asaj kohe qe rrezikuan koken e tyre po te ishin kapur, ishin vetem dy djemte qe vune shashken tek busti i Stalinit, ne vitin 1990, mjaft persona u arrestuan nga Sigurimi i babait te Sycit atehere si protestues, por asnje nuk rrezikonte te humbiste jeten si keta dy, te vetedijshem per cfare po benin.
    Pra, njerezit qe hyne neper ambasada, nga muret apo dyert fare te hapura, si edhe Syci, ishin sterkla te sfondit tashme te ndezur politik ne Shqiperi, pararendese normale te nje permbysejeje qe kishte fillur te ndihej dukshem ngado.

    Ndoshta arsyeja qe Syci fliste pak si lirshem ne vitet e fundit te monizmit ne Kinostudio paska qene vetedija e tij per mbrojtjen absolute qe merrte automatikisht si bir sigurimsi.

    Sigurisht vertet ajo kohe ka qene, por ne kete pozicion qe i vertetohet nuk ka aspak shans moral te mbrohet, dhe meqenese permend Kadarene, kete njeri te vogel por artist te madh, nuk duhet te harroje se librat e Kadarese te botuar nën diktature si Koncerti, Pallati, etj mbajten gjalle shpresen per demokraci gjate viteve te diktatures, por duhet te jesh njeri i ulet ose naiv te mos e pranosh kete gje, ndoshta pse jo, atavizem

  • Nese behet fjale per punonjësi e shtetit qe kane punuar ne MPB,duhet te respektohen,pasi kane sakrifikuar veten dhe familjet e tyre per te qene ne krye te detyrës. Kane rrezikuar jeten per te mbrojur kete vend,per te garantuar lirine dhe sovranitetin e e ketij vendi.Strukturat e Sigurimit te Shtetit jane te domozdoshme per çdo vend ne bote.Po ju kujtoj CIA amerikane,UDB jugosllave, KGB ruse dhe shume te tjera. Ne te gjithe boten funksionojne struktura te tilla.Nese behet fjale per persona te infiltruar, te shperndare.ne te gjithe jeten e shqiptarëve, ne pune,ne lagje,ne shkolla, kata po mund te kene abuzuar me ketë detyre.Mund te them se keta persona,qe ne shume raste kane qene te persekutuar, kane bere me te keqen e mundeshme vetem per rregulluar biografine e, per nje të drejt studimi,per nje shtepi dhe per shume gjera te tjera.Keta po i kane dhene imazhin e keq kesaj strukture.Keshtu qe mos sulmon keta punonjes qe kane zbatuat detyren e shtetit.

  • Zoterinj
    Dicka duhet te ndani per kohen e monizmit.
    Punonjesit ( nepunesit) e sigurimit te shtetit qe kryenin nje detyre funksionale , me bashkepunetoret ( spiunat ) e sigurimit te shtetit, qe spiunonin familjen, shoket, miqte etj
    Edhe sot ka nje strukture shteterore te nderuar, me punonjes profesioniste. Edhe ato do i perflasim ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *