Londër, gjobë për Hillari Klinton!

redaktor

Ish Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton ndodhet momentalisht në Londër për të marrë pjesë në një ngjarje në Chatham House.

Stafi i saj i sigurisë ka patur një mosmarrëveshje me kujdestarët e  trafikut në Londër, duke bërë që Klinton të marrë një gjobë prej 80 stërlinash.

Mësohet se stafi i saj nuk kishte paguar biletën e parkimit.

Sipas fotografit, Greg Brennan i cili ka fiksuar momentet, pesë roje të zonjës Klinton ishin duke e pritur atë brenda një furgoni Mercedes, pasi jashtë binte shi.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *