Londër, gjobitet ndërtuesi i paligjshëm

Dita
17 Stanway Street an illegal six-storey building with 34 privately-rented flats which was built with out planning permission. See National News story NTIFINE; A property developer has been told to pay a record breaking £735,000 after he built a block containing 34 flats without planning permission in central London. The six storey block was put up on land in Hoxton and Hackney Council told Garland Development Limited, and the company's sole director Yusuf Sarodia to demolish it in 2011. But they ignored the order and were taken to court under the proceeds of crime act. The company and Mr Sarodia were jointly ordered to pay £700,000 plus more than £25,000 in costs.

Një ndërtues anglez që kishte ngritur një godinë 6-katëshe në lagjen Hoxton, në Londrën qendrore, dhe që kishte injoruar kërkesat për prishjen e  saj për vite të tera, ka marrë një dënim ekzemplar nga gjykata.

Yusuf Sarodia është gjobitur me 735 mijë sterlina, që është shifra më e madhe e dhënë ndonjëherë për ndertimet pa leje, edhe pse në Britani kjo është diçka që ndodh rrallë.

Ndërtuesi në fjalë, sipas shtypit vendas, kishte që në gusht të vitit 2011 që ishte në betejë ligjore me Këshillin e lagjes Hackney. Para 4 vjetësh ai u urdhërua të prishte ndërtesën 6-katëshe, kërkesë që ai e kishte injoruar.

Këshilli i lagjes kishte deklaruar se, nëse ndërtesa e paligjshme, e cila ka 34 aparatmente bosh, nuk shkatërrohej, do të kërkonte masa të tjera.

Pushteti lokal do të marrë një të tretën e gjobës së vënë ndërtuesit nga gjykata dhe dy të tretat do të ndahen mes Gjykatës dhe zyrës së Thesarit të Shtetit.

Share This Article
2 Comments
  • Po na dalin edhe Anglezet me emrim Jusuf Sorollopi, me keta Jusufet per lesh do te shkoje Anglia dhe BE, ti gezojne se po shtohen si morrat ne Parlamentin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *