Londër / Java e Modës në një përzierje të ngjarjeve fizike dhe dixhitale

Arta Taja

Në Londër gjërat janë ndryshe nga Java e Modës në New York, ku koleksioni pranverë / verë për gratë, do të përshtatet në një platformë plotësisht digjitale.

80 dizajnues të modës janë vendosur për të shfaqur koleksionet e tyre më të reja këtë muaj në Javën e Modës në Londër, e cila do të zhvillohet nga 18 shtatori deri më 22 shtator, me një përzierje të dy ngjarjeve fizike dhe digjitale.
Këshilli Britanik i Modës konfirmoi se do të ketë shtatë shfaqje që do të ndodhin në prani të një audience të vogël, të zgjedhur (me protokollet e duhura të distancës sociale në vend)

21 dizajnues të tjerë do të shfaqin punën e tyre në një kombinim nga të dy format. Ndërsa 50 dizajnuesit e mbetur do të shfaqin koleksionet e tyre në mënyrë digjitale.

Lista e miqve do të përfshijë një shumicë individësh vendor me vizitorë të kufizuar ndërkombëtarë nga tregjet kryesore të modës, të tilla si Franca dhe Spanja.

“Java e Modës në Londër është një nga ngjarjet e pakta ndërkombëtare që vazhdon ende në Londër, duke provuar qëndrueshmërinë, kreativitetin dhe inovacionin e industrisë në kohë të vështira”, përfundon raportimi.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *