Londër, Kreu i Gjykatës denoncon sulmet e medias

Elton Tafaruci

Presidenti i Gjykatës Supreme britanike denoncoi sot sulmet e dhunshme të medias kundër gjyqtarëve me detyrë për të dhënë verdiktin e tyre në lidhje me çështjen “Brexit” si dhe ngadalësinë e shfaqur nga ana e politikanëve për t’i  mbrojtur këta të fundit.

«Këto sulme po minojnë shtetin e së drejtës », vlerësoi David Neuberger në një intervistë për radion BBC 4. Nga ana tjetër politikanët mund të ishin treguar më të shpejtë dhe të qartë për të mbrojtur gjyqtarët e sipërpërmendur, shtoi ai.

Në fillim të nëntorit, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Londrës për t’i dhënë të drejtën e votës në Parlament përpara aktivizimit të «Brexit», tabloidi Daily Mail publikoi në faqe të parë «Armiq të popullit «  poshtë fotos së tre gjyqtarëve.

E përditshmja konsewrvatore «Daily Telegraph » gjithashtu kishte në faqe të parë «Gjyqtarët kundër popullit » duke i dedikuar faqen e parë Nigel Farage, ish-kreut të partisë anti-evropiane Ukip që kritikoi « arrogancën e patolerueshme të gjyqtarëve », «elita e pasur » dhe si persona të veshur me pushtet që po përpiqen sipas tij për të dështuar «Brexit ».

Përballë këtyre sulmeve të paprecedenta, ministrja e Drejtësisë, Liz Truss u kritikua vecanërisht se nuk i ka ardhur aspak në ndihmë gjyqtarëve

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *