Londër, Qeveria shtyn prezantimin e buxhetit për shkak të Brexit-it

Leda Hysa
Brexit UK EU referndum concept with flags and topical message

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës së saj për zgjedhje të parakohshme dhe shtyrjes së mundshme të Brexit.

“Ky është një vendim që e kam marrë me kryeministrin. Ne kemi rënë dakord, që më e rëndësishme është për të zbatuar Brexit-in dhe për të patur menjëherë zgjedhje”, deklaroi ministri i Financave Sajid Javid, për radion BBC 4.

“Është e rëndësishme të kemi një buxhet, por më e rëndësishme do të ishte kalimi i marrëveshjes së Brexit në Parlament (…) dhe të kemi një Parlament të ri” theksoi ai.

“Parlamenti votoi për një shtyrje të Brexit. Ne kërkojmë zgjedhje dhe për këtë arsye buxheti nuk do të prezantohet më 6 nëntor”, kishte theksuar më herët një burim brenda Ministrisë së Financave.

Është pothuajse e pamundur për të respektuar këtë datë ndërkohë që kryeministri britanik, Boris Johnson propozoi dje zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative më 12 dhjetor në kuadër të zhbllokimit të Brexit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *