Ideja e disa prej liderve të Europës qëndrore, per krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, gjatë një takimi të mbajtur me kancelaren gjermane Angela Merkel nuk është pritur mirë nga Britania, në kushtet kur vendi po përgatitet për të dalë nga BE-ja.
Londra zyrtare e ka kundërshtuar këtë propozim duke nënvizuar se nuk do të përkrahë asnjë organizim ushtarak që del nga korniza e NATO-s.
Ideja e krijimit të një force të përbashkët europiane nuk ështën diçka e panjohur për unionin. Gjatë vitit të shkuar, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, nënvizoi se formimi i një ushtrie do t’i jepte BE-së më shumë mundësi për t’u përballur me rreziqe të mundshme sic është, Rusia, e cila është shfaqur agresive që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Këtu loja është shumë më e madhe , nga çtrajton media….Në se Europa fillon të ndërtojë ushtrinë e saj , ka disa probleme të rëndësishme gjeostrategjike për raportet e forcave në të ardhmen e afërt dhe të mesme.Një ushtri europiane gradualisht do të pakësonte , deri në shndërrim të parëndësishëm të domi imit amerikan dhe britanik mbi Europën e pas Jaltës dhe të pas 89…ës.BE , me mbi 500. milionë banorë , me vëndin e parë për prodhimin e brëndëshëm , me një mirëqënie relativisht të larë, do të shëndërrohej poli më i rëndësishëm politiko ekonomik dhe gradualisht edhe ushtarak në botë Nëse kjo do të shoqërohej me uljen e tensioneve me Rusinë , gjë që ka shumë të ngjarë , praktikish Euroazia , ëndërra e DeGolit bëhet fuqia themelore e botës .USA dhe Kina nuk janë në gjëndje nga të gjitha pikpamjet , tekologjike , ekonomike , të rezervave dhe lëndëve të para ,por edhe ushtarake ta konkurojnë .Rrjedhimisht, bota bipolare deri në 89….unipolare mbas 89…shndërrohet multipolare pra fatet e zhvillimeve e politikave botërore nuk vendosen më vetëm në Uashington apo në bashkëpunim edhe me Pekinin …Europa , përfshirë edhe Rusinë sh ndërrohen lojtari më i fuqishëm në arenën botërore , gjë që nuk është e pranueshme për botën anglosaksone .Por ka edhe një problem tjetër , një autonomi ushtarake europiane do të nvjallte fantazmat e së kaluarës , domi imin gjerman mbi kontinentin e vjetër , këtë radhë jo me luftra , por me një BE , ku pavarësisht nga fasada demokratike , vendimet thamelore merren në Berlin , pastaj transferohen në Bruksel , Edhe kjo nuk do të ishte e pëlqyeshme jo vetëm në Uashington , por edhe në Pekin apo Moskë..Ridalja prepotente gjermane por edhe japoneze , do të prishte shumë ekuilibrat gjeostrategjikë , gjithnjë në favor të amerikanëve.Është kjo arsyeja që bazat dhe trupat amerikane nuk largohen nga Gjermania , apo Japonia , pavarësisht nga zhurma e rrezikut rus.USA dhe Rusia , megjithë përplasjet , nuk kanë më arsyet e përplasjeve të luftës së ftohtë , arësye që bazoheshin në sisteme të ndryshmeshoqërore .Përplasjet e sotme janë për zona influence , dhe arsenali shkatërrues bërchamor dhe konvencional , i detyrojnë që gjithësesi të jenë të kujdesëshëm duke eviguar acarimet ekstreme , të cilat praktikisht do të silnnin pasoja katastrofike për njerëzimin .