Londra nuk i dha vizë, Abramovich humbi finalen e kupës FA

Leda Hysa
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 19: Chelsea owner Roman Abramovich looks on after their 3-1 win in the Barclays Premier League match between Chelsea and Sunderland at Stamford Bridge on December 19, 2015 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

 

Abramovich, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliard dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë.

Autoritetet britanike nuk i kanë dhënë një vizë të re oligarkut rus dhe pronarit të Chelsea-s Roman Abramovich, ndërsa nuk është e qartë se do i jepet.

Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë.

Si pasojë e mungesës së vizës ai nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në “Wembley” të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Manchester United.

Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse.

Raportet e para për vonesën edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Bell”, e cila thotë se avioni provat i Abramovich udhëtoi për herë të fundit në Londër më 1 prill. Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do të vendosin rast pas rasti nëse do ti rinovojnë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • E shikoni ne Britani ka super Demokarqi, me shpejt i jepet passaporta si shtetas britanik nje jevgu nga India apo Siria se nje vize tregetare miliarderit rus Abromovic, pronar i nje superklubi sic eshte Celsi ku ka investuar miliarda paund.

  • Anglia me mire i jep vize nje “jevgu”,se sa nje miljarderi qe nga te pabreke e la dita dhe miljarder e beri nata .Ja pra ku qendon e verteta,Anglia i ka dhene dije,e kulture botes,dho po Anglia do ti tregoje botes se ne Angli vlersohet njeriu dhe jo miljardat e vena ne rruge sa kriminale aqe dhe korruptive nga fuqia amorale e pushteteve.Mjaft me,me logjike shterpe,qe i sherben vetem djallit.Shqiperia nese do te kishte ndjekur politikat e Anglise,sot ne nuke do te kishim nje shoqeri civile te mbarsur nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-ekstreist,mafjoz e imoralo-politik ne te tre pushtetet,aqe sa detyruan me ne fund popullin,SHBA,BE qe te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.

  • Anglia , Gjermania , SHBA edhe pse shtete te medhenj , nuk i kane dhene aspak dije e kulture botes . Dija , kultura e demokracia e Evropes , eshte mbeshtetur ne dy shtylla te fuqishme trashegimie , ne kulturen e lashte helene dhe ne kulturen e Romes se lashte (eshte e shkruar ne Paketen Kushtetuese te BE-se) , ndersa shtetet e mesiperme , jo vetem qe nuk ekzistonin , por popujt e tyre (angleze , apo gjermane) , ishin fare te pa njohur , ishin fise barbare , pa folur pastaj per SHBA-te , qe kane vetem 550 vjet jete . A njef ti , ndonje histori te lashte per Angline , qe na i paska dhene kulture botes ? Edhe diçka tjeter , Shqiperia , nuk mund te ndiqte politikat e Anglise , per arsye te rrethanave historike te vendit tone (periudha komuniste) , por edhe per shkak se neve jemi nje vend shume i vogel , me nje te kaluar osmane obskurantiste , te lene ne harese edhe nga vete Perandoria famekeqe Osmane , pastaj , mbas viteve ’90 me nje demokraci berishjane fallco ….keshtuqe , asnje mundesi nuk kemi pasur e nuk kemi , te ndjekim politikat anglese . Perkundrazi , neve synojme te hyjme ne Evrope (BE) , Anglia doli nga BE-ja , pra , jemi shume larg njeri-tjetrit ne çdo drejtim .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *