Londra përcakton më 23 maj zgjedhjet europiane

Leda Hysa

Britania e Madhe ka vendosur më 23 maj datën e zgjedhjeve europiane duke garantuar se shpreson që të mos ketë nevojë t’i organizojë, tre vite pasi votoi për Brexit, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë.

“Synimi i qeverisë vazhdon të jetë largimi nga Bashkimi Europian me një marrëveshje”, sipas këtij burimi.

“Qeveria kërkon të miratojë legjislacionin e nevojshëm para 22 majit, që të mos kemi nevojë për të marrë pjesë në këto zgjedhje, që për pasojë do të anuloheshin”, theksoi zëdhënësi.

l.h/ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *