Londra është një qytet i mrekullueshëm dhe sigurisht mikëpritës për shumë turistë. Ajo ka një histori të gjatë, të mbushur me kulturë dhe art. Por ka disa fakte interesante që nuk i dinit për të:
- Londra nuk është quajtur gjithnjë e tillë. Ka pasur emra si Londonium, Ludenwic apo Ludenburg.
- Në 2016, Londra është renditur si qyteti i gjashtë më i shtrenjtë për të jetuar.
- Është e jashtëligjshme të vdesësh në Shtëpitë Parlamentare. Nuk bëjmë shaka!
- Londra është një ndër qytetet më të pasura, me më shumë se 70 miliarderë.
- Ekziston një lokal i quajtur “Cereal Café” që shërben më shumë se 100 lloje cerealesh nga pjesë të ndryshme të botës.
- Big Ben është një ndër atraksionet kryesore, por a e dini që nuk bëhet fjalë për kullën? Big Ben është në fakt emri i këmbanës që ndodhet brenda saj.
- Londra u përpoq të konkurronte kullën Eiffel duke u përpjekur të ndërtonte një ndërtesë më të lartë. Por dështoi, pasi nuk ishte themele të qëndrueshme.
- Në 2016, Londra u vizitua nga 16 milionë njerëz duke fituar kështu titullin qyteti më i vizituar.
- Të gjithë e dimë që duhet ta ngasësh makinën në anën e majtë, por në fakt në Londër ka dhe një rrugë ku është e detyrueshme të kalosh me makinë patjetër në anën e djathtë.
- Vetëm në këtë qytet fliten më shumë se 300 gjuhë, prandaj mos u shqetësoni se do gjeni dikë që di dhe gjuhen tuaj.
l.h/ dita
