Lonely Planet: Shijoni ushqimin e shijshëm shqiptar

Elton Tafaruci

Prestigjozja amerikane Lonely Planet këtë herë ka zgjedhur të flasë për ushqimin tradicional shqiptar, përmes shijes së Bridget Nurre Jennions.

Në një udhëtim në veriun e Shqipërisë, Jennions përshkruan se ushqimi në këtë zonë është i mrekullueshëm dhe këtë e ndan me ndjekësit e Lonely Planet duke i ftuar ata të mos humbasin këtë përvojë.

“Të rejat e fundit për Lonely Planet vijnë nga kultura e mahnitshme e ushqimit në Veriun e Shqipërisë. Ky udhëtim ishte plot argëtim”, shkruan Jennions në rrjetin social “facebook”.patok-albania-3e457dc41943

Me gati 500 km vijë bregdetare, malet e thyera, shekujt e sundimit osman, por edhe ndikimin nga sundimi italian, Shqipëria, – konkretisht kuzhina e saj, – është një përzierje e ndikimeve mes tradicionales por edhe modernes.

“Ndërsa do të ishte e pamundur të kurorëzojë një mbret të kuzhinës për çdo rajon, një revolucion i kohëve të fundit ushqimor ka përfshirë zonën nga Lezha paqësore deri në Tiranën e tërbuar”, shkruan ajo.

Jennions ka qëndruar gjatë udhëtimit të saj në vendin tonë në disa nga restorantet e njohura në këtë zonë, si Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës, Në restorantet e peshkut në Patok, Uka Farm pranë Tiranës, në restorant “Ballkoni” në Dajt, restorant “Nari” në Lundër etj.mullixhiu-albania-44a061ca8299

Ajo i ofron ndjekësve të saj dhe të Lonely Planet edhe mundësinë se si të mbërrijnë në Shqipëri e konkretisht në secilin prej këtyre restoranteve.

“Ka fluturime të përditshme që lidhin aeroportin ndërkombëtar të Tiranës me kryeqytetet më të mëdha në Evropën Perëndimore. Ndërsa ju mund të merrni një taksi për të mbërritur në secilën prej këtyre restoranteve”, shkruan ajo.

ballkoni-dajtit-albania-68c21589d4a6nari-lunder-albania-8ceaac75704euka-farm-albania-b7d23e497d7a

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *