Lopët politike të trojeve shqiptare

anazapta

 Letër e nënshkruar në DITA, nga Naser Aliu

Në trojet shqiptare ka aq shumë lopë, aq shumë lopë politike, sa njeriu mendon se jemi hindusë. Për hindusët lopa është e shenjtë. Për shqiptarët lopa politike është e shenjtë. Në Indi lopët mund të pëllasin në mes të rrugës. Këtë e bëjnë edhe lopët politike shqiptare. Madje edhe në facebook.

Hindusët nderojnë dhe respektojnë lopën, sepse zoti Krishna qe rritur dhe ushqyer nga lopët. Jo nga lopët politike, por nga ato të vërteta. Populli shqiptarët nuk ushqehet nga lopët e veta politike, por lopa politike ushqehet nga populli. Në Indi nuk guxon të shahet lopa apo të keqtrajtohet edhe nëse është e shtrirë në mes të rrugës. Nëse bëhet kjo, mund të rrezikohet jeta. Pra, në Indi, lopa nuk guxon të shqetësohet. Lopët tona politike mund të flasin çfarë të dojnë, të vjedhin sa të dojnë dhe nuk ka gjykatë apo prokurori, që do të merrte guximin për t’ i shqetësuar. Meqenëse lopët në Indi janë të shenjta, nuk mund të trajtohen si një lopë shqiptare. Mirëpo, lopët politike shqiptare respektohen si lopët e shenjta në Indi, që kishin rritur zotin Krishna.

Nga lopët politike shqiptare tani për tani mund të përjashtohet pak politikan shqiptarë. Meritojnë të përjashtohen Edi Rama dhe Albin Kurti dhe disa tjerë që nuk mund të profilohen. Lopët politike shqiptare janë edhe ato lopë që janë pasuruar padrejtësisht, por hindusi shqiptar, ka shenjtëruar edhe ato dhe duhet respektuar, edhe nëse janë të shtrira në mes të rrugës. Tani për tani mund të thuhet se kemi dy zotëra Krishna, që janë ushqyer mirë nga lopët dhe vazhdojnë të ushqehen. Zoti i  parë është Sali Berisha, i dyti Hashim Thaçi. Nëse arrijnë të vihen në piedestal hyjnor edhe disa tjerë, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, pos të konstatohet se jemi bërë politeistë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *