Julen Lopetegui u shkarkua sot nga detyra e trajnerit të Spanjës, për arsyen se nuk kishte njoftuar presidentin e Federatës për kontratën e re që nënshkroi një ditë më parë me Realin.
“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, e cila e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales .
Ndërsa Lopetegui u shpreh për mediat spanjolle, të cilat po e prisnin në aeroportin e Krasnodarit se:
“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”.
Spanja tashmë do të drejtohet në Botëror nga Fernando Hierro, i cili më parë kishte detyrën e drejtorit teknik tek kombëtarja.
s.a/dita

Ja Bota si vepron! Nuk ka ATJE ,nje dore ne pilaf,nje dore ne kabuni.
Lopetegui nje halabak, ky veprim nuk eshte degjuar ne historine e futbollit.
La liga e ka pronarin zoterinj Lopetegui bashke me Florentino Perez, eshte Barca dhe mbreti Mess qe te thy ne mes.