Lopez, avokate globale e vajzave dhe grave

redaktor

Mos u mashtroni nga takat, pamja moderne dhe kërcimet provokuese të Jennifer Lopez, pasi ajo është emëruar avokate e parë botërore në Fondacionin e Kombeve të Bashkuara për Gra dhe Vajza, një sukses shumë herë më i madh se ndonjë prej  nominimeve që i janë bërë në Golden Globe apo MTV Music Award.

Kjo është konsideruar deri më tani arritja më e madhe e këngëtares, një arritje më se e merituar, duke qenë se ajo dhe motra e saj Lynda, po bëjnë vite që punojnë për gratë  dhe vajzat në nevojë.

Ato hapën ‘Fondacionin Lopez’ në  2010, një fondacion jofitimprurës që punon për të përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin e grave dhe fëmijëve kudo në botë.

Lopezit i është dhënë më në fund një titull zyrtar, në rolin e të cilit pritet të sjellë ndërgjegjësimin për pabarazinë gjinore dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në mbarë botën.

Hapin e parë Lopez  ka vendosur ta hedhë shumë shpejt me një kompani celulare, e cila në sajë të projektit të quajtur “Mobile Alliance for Maternal Action” (MAMA),  kanë në zbatim një program që përdor telefonat celularë, si një mjet për të dhënë informacion të rëndësishëm shëndetësor për nënat e reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *